Rtv Pendimi

Bombica me fiqë të thatë

Përbërësit:
30 copë fiq të thatë
30 copë arra të ndara në gjysmë
Brumi:
200 ml ujë,
150 gr sheqer,
200 gr plazma të bluara, dhe
1 vanill sheqer.
Për dekorim:
200 gr badema të bluar
Përgatitja:
Ujin,sheqerin dhe vanill sheqerin i vendosim mbi zjarr dhe pasi uji vlon dhe sheqeri të jetë shkrirë e heqim nga zjarri dhe menjëherë ia hedhim plazmat dhe arrat e bluara dhe e lejmë të ftohet.
Fiqve ua heqim bishtin dhe i shtrydhim dhe brenda çdo fiqi vendosim nga një gjysëm arre dhe e mbyllim fiqin.
Pasi të kemi mbushur çdo fiq me arra atëherë marrim çdo fiq dhe e mbulojmë me brumin duke i dhënë një formë të topit dhe duke e mbuluar fiqin duart i lyejmë me bademat e bluara kështu edhe nuk na ngjitet brumi në duar edhe e kryejmë dekorimin e topthave./kohaislame

TË NGJAJSHME