Rtv Pendimi

Bombica me fiqë të thatë

artikuj

Përbërësit

30 copë fiq të thatë

30 copë arra të ndara në gjysmë

 

Brumi:

200 ml ujë,

150 gr sheqer,

200 gr plazma të bluara, dhe

1 vanill sheqer.

Për dekorim:

200 gr badema të bluar

 

Pregatitja:

  1. Ujin,sheqerin dhe vanill sheqerin i vendosim mbi zjarr dhe pasi uji vlon dhe sheqeri të jetë  shkrirë e heqim nga zjarri dhe menjëherë ia hedhim plazmat dhe arrat e bluara dhe e lejmë të ftohet.
  2. Fiqve ua heqim bishtin dhe i shtrydhim dhe brenda çdo  fiqi vendosim nga një gjysëm arre dhe e mbyllim fiqin.
  3. Pasi të kemi mbushur çdo fiq me arra atëherë marrim  çdo fiq dhe e mbulojmë  me brumin duke i dhënë një formë të topit dhe duke e mbuluar fiqin duart i lyejmë me bademat e bluara kështu edhe nuk na ngjitet brumi në duar edhe e kryejmë dekorimin e topthave.Ju bëftë mirë./kuzhinashqiptare/

TË NGJAJSHME