ZAKAT-MONEY--696x392

Borxhdhënësi a duhet të japi zeqat?

Përgjigje: Ai që i ka dhënë borxh dikujt nuk e ka detyrim të ja­pi zeqat për atë pasuri përderisa nuk i kthehet, sepse atë pasuri nuk e ka në duart e veta.

Nëse i ka dhënë borxh ndonjë të pasuri (prej të cilit shpreson kthi­min e borxhit), atëherë duhet të japi zeqat për atë pasuri çdo vit.

Nëse e jep zeqatin së bashku me pasurinë që ka, e ka kryer de­ty­ri­min.

E nëse nuk e jep me pasurinë që ka, atëherë e ka detyrim që kur t’ia kthe­jë të hollat ai i pasuri të japi zeqatin për atë pasuri për të gjitha vitet e ka­luara.

Kjo, për shkak se të pasurit mundet t’ia kërkosh borxhin kur të du­ash, e moskërkimi në këtë rast ka ndodhur me pëlqimin e bor­xhdhë­në­sit.

Ndërsa nëse borxhmarrësi është i varfër, apo është i pasur, mi­rëpo nuk mundet që t’i kthejë, atëherë nuk e ka detyrim që të ja­pi zeqat për atë pasuri çdo vit, ngase atë pasuri nuk mund ta zo­tërosh, All-llahu, azze ue xhel-le, ka thënë: “Po në qoftë se ai (bor­xhliu) është në gjendje të vështirë, atëherë bëni një pritje de­ri sa të vijë në një çlirim”. (el-Bekare 280).

Pasi nuk mund ta marri këtë pasuri dhe të përfitojë me të, atë­herë nuk duhet të japi zeqat.

Kur t’ia kthejnë borxhin, atëherë:

Disa dijetarë thonë: Duhet të pret plotësimin e një viti e pas­taj të japi ze­qat.

E disa tjerë thonë: Jep zeqat për një vit, e kur të kalojë edhe një vit jep sërish e kështu me radhë. Kjo është më e sigurtë, uAlla­hu A’lem.

Burimi: albislam.com /  MUHAMED IBN SALIH UTHEJMIN