93720AEB-B0CE-418B-BCA3-275043661462

Bosnjë e Hercegovina bën thirrje për rritjen e numrit të trupave të EUFOR-it në vend

Anëtari boshnjak i Këshillit të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Denis Beqiroviq kërkoi rritjen e numrit të ushtarëve të bashkangjitur në Misionin e Forcave Paqeruajtëse të Bashkimit Evropian (EFOR) në BeH, raporton Anadolu.

Beqiroviq u takua me komandantin e EUFOR-it, gjeneralmajor Helmut Habermayer në kryeqytetin Sarajevë dhe informoi komandantin e EUFOR-it për situatën e fundit në BeH.

Beqiroviq tha se deklaratat e fundit separatiste të Milorad Dodikut, presidentit të Republikës Sërpska, një nga dy entitetet e BeH-së janë “të rrezikshme” dhe tha: “Ne kërkuam nga EUFOR-i të rrisë numrin e ushtarëve në vend sa më shpejt të jetë e mundur. EUFOR-i është në mision për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin e BeH-së”.

Habermayer tha se njësitë e EUFOR-it ndjekin nga afër situatën politike në BeH dhe janë në kontakt me institucionet në vend.

Ndërkohë, Dodik doli me retorikën e tij separatiste në ngjarjet ku mori pjesë ditët e fundit, duke thënë se “do të ndante RS-në nga Bosnjë e Hercegovina dhe se entiteti është një shtet”.