Nuk mundem ta paramendoj botën pa “mbulesën e Allahut” për ne ..!!
Çka do të ndodhte nëse gjynahet kishin “erë”, dhe ajo erë dilte nga ne sipas sasisë së gjynaheve tona ..!!
Çka do të ndodhte nëse u “shkruante” në ballët tona gjynahu që e kemi bërë ..!!
Çka do të ndodhte nëse para “derës së shtëpive tona” e gjenim komentin e asaj që e kemi vepruar ..!!
Çka nëse e dinin njerëzit atë që e fshehu Allahu nga të metat e tona ..!
Pasha Allahun, nuk mundem as ta paramendoj atë .. se mundet të ketë botë pa “mbulesën e Allahut”.
O Zot, mos e shpalos atë qe e ke fshehur nga gjynahet tona … mbulona të metat e tona mbi tokë dhe nën tokë dhe atë ditë kur do të prezantohen veprat tona para Teje.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU