Rtv Pendimi

BOTË E HESHTUR

Kur njё tokё islame fillon tё lulёzoj

Botё e heshtur kёtё s’mund ta duroj,

me mjeshtёri intriga tё djallёzuara planifikon

pa aspak ngurim atё vend pёr diçka e akuzon.

 

Kur mekanizmi “akuz” fillon tё zbatohet

e gjithё bota nga ai vend drejtohet,

e kur kjo mbёshtetje tё sigurohet

ai vend nga akuzuesi bombardohet.

 

Nga Toka e Qielli bombardimet fillojnё

vendin e lulёzuar pёr njё çast e shkatrojnё,

pleq,gra,fёmijё vrasin e masakrojnё

me gjakun e pafajsis tokёn mbulojnё.

 

Botё e heshtur kёtё menjёher se ndalon

se gjithçka pёr interes,sipas qejfit po i shkon,

edhe pse ritet rrjedha e lumit tё pёrgjakur,se preokupon

sepse Botё e heshtur,kёtё mё shumё se gjithçka e dёshiron.

 

E kur treni del nga binarёt,gjithçka teprohet

atёher fletё Botё e heshtur,kinse duhet tё ndёrmjetёsohet,

me njё ndёrmjetёsim,qё i ngjason vajit flakёrues tё hedhur mbi zjarr

dhe me tё vazhdon,derisa shuhet plotёsisht imazhi i vendit tё lulёzuar.

 

E kur me mjeshtёri plani djallёzues realizohet

Botё e heshtur nё mediat e manipuluara deklarohet.

Ne pёr ta ndaluar luftёn,bёm gjithçka qё mundeshim

por,e pamundur ёshtё qё nё konflikte tё mos ketё asnjё viktim.

 

Me kёtё deklarat i vёn kapakun kёsaj historie

duke mos mbartur mbi supe asnjё grimc pёrgjegjёsie.

Po vallё pafajsia e rrjedhёs sё lumit tё pёrgjakur.Ku pёrfundoi?

Apo ndoshta,Botё e heshtur e mbylli nё kutin e mistert,qё pёr tё dekoroi!

 

 

Kёshtu pafajёsia vritet,gjurmёt fshihen e dёshmit mbyllen

ata qё e ndihmuan shpёrblehen,e ata qё e kundёrshtuan likuidohen,

ata qё nё fillim ngritёn zёrin, deshtёn apo s’deshtёn u heshtёn

derisa zullumqarёt vranё e masakruan pafajsin ashtu siç deshtёn.

 

                                                            Shkruar nga : Xhemshit Jusufi

                                                                                       11.Mars.2015

TË NGJAJSHME