Rtv Pendimi
Probleme shpirtërore & shoqërore

BRENGAT E NJË TË PIKËLLUARI

Një njeri i pikëlluar, e pyeti një njeri të urtë duke i thënë:

– O ti njeri i urtë, a ka mundësi të më sqarosh se ku është problemi im, jam tepër i pikëlluar?!

I urti i tha:

– Dëshiroj të t’i bëj dy pyetje dhe kërkoj nga ti t’u përgjigjesh.

Njeriu i tha:

– Pyet.

I urti e pyeti:

– Kur erdhe në këtë dynja, ato probleme që i ke, a i solle me vete?!

Iu përgjigj:

– Jo.

I urti prapë e pyeti dhe i tha:

Kur do ta lësh dynjanë, a do t’i marrësh të gjitha ato probleme me vete?!

Iu përgjigj:

– Jo.

Atëherë i urti i tha:

– Një çështje të cilën nuk e solle me vete, e as nuk do të vijë me ty, më mirë është për ty, që mos të ta shkaktojë gjithë atë pikëllim dhe ato probleme.

Bëhu durimtar në çështjet e dynjasë dhe le të jetë shikimi yt kah qielli, më i gjatë sesa shikimi yt kah toka, se vetëm kështu e arrin atë që e dëshiron!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Të ngjajshme

NËNA E BURRIT, ÇELËS NGA ÇELËSAT E LUMTURISË BASHKËSHORTORE!!

Irfan Jahiu

MOS FUT URREJTJE ME PYETJET E TUA

Irfan Jahiu

BUKURIA BURON NGA BRENDËSIA E SHPIRTIT

Irfan Jahiu

TI DHE SHEJTANI

Irfan Jahiu

PËRKUJDESJA PËR NDJENJAT E ATIJ QË KA TË NDONJË TË METË FIZIKE

Irfan Jahiu

BISEDA ME LOTIN

Irfan Jahiu

MOS I BRAKTIS ËNDRRAT, NËSE TË LËNDOI NJË FERRË!

Irfan Jahiu

BËHU NJERI QË LË GJURMË TË MIRË!

Irfan Jahiu

BARAZIMET

Irfan Jahiu