Shkencëtarët do të mund ta kenë një bashkëpunëtor të ri në parashikimin e dridhjeve të forta-bretkosën modeste.
Shkencëtarët britanikë kanë vërejtur shpërnguljen masive të bretkosave nga vendbanimi i tyre natyral në Itali, disa ditë para tërmetit te madh. Tre ditë para tërmetit numri i bretkosave ka rënë në zero.
Udhëheqësja e hulumtimit ka thënë se të dhënat tregojnë se bretkosat mund t’i vërejnë ndryshimet si lirimi i gazeve apo grimcat e ngjeshura para tërmetit /kuriozitete/