Sipas një studimi eksperimental të publikuar nga “Cancer Research”, kombinimi i këtyre dy produkteve dha rezultate mbresëlënëse në luftimin e kancerit.
Duke qenë se ky ishte një studim eksperimental protagonistë në të ishin minjtë, të cilëve iu implantua kancer në prostatë.
Grupet e hulumtimit kishin për dietë: grupi i parë brokoli, grupi tjetër vetëm domate dhe grupi i fundit të dyja, transmeton “Zëri”.
Pas kryerjes së eksperimentit studiuesit monitoruan gjendjen e zhvillimit të kancerit dhe rezultatet ishin më të mira kur të dy produktet u kombinuan bashkë.
Minjve, të cilëve iu dhanë të dyja produktet bashkë, kishin zvogëlim të peshës së tumorit prej 52 për qind kundrejt 34 për qind të konsumimit të domateve dhe 42 për qind të brokolit veçmas. /ZËRI/