Rtv Pendimi
Lajme

Bruksel, protestë kundër “ndalimit të therjes hallall”

Në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, u protestua kundër ndalimit të therjes së kafshëve sipas rregullave fetare, raporton Anadolu Agency (AA).

Rreth 200 persona që u mblodhën në sheshin “Schuman” pranë institucioneve të Bashkimit Evropian (BE) kanë protestuar duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet që mbrojnë idenë se ndalimi i therjes sipas rregullave fetare në rajonet Flaman dhe Valoni (Wallonia) shkelin liritë fetare të muslimanëve dhe hebrenjve.

Në deklaratën e lexuar në kuadër të protestës u theksua se ligjet në fjalë janë në kundërshtim me liritë fetare të muslimanëve dhe të hebrenjve belgë.

Pas hyrjes në fuqi në fillim të vitit të ndalimit për therjen hallall të kafshëve në rajonin flaman të Belgjikës, në vend u rritën reagimet nga komuniteti musliman dhe ai hebraik.

Komunitetet muslimane dhe hebraike që përbëjnë 6 për qind të popullsisë së Belgjikës mbrojnë idenë se vendimi i cili ndalon therjen e kafshëve pa i shokuar dhe vendosur në gjumë, është mosrespektim dhe kufizon liritë fetare të të dy komuniteteve.

Sipas rregullave fetare të cilën muslimanët e emërojnë “hallall” dhe hebrenjtë “kosher” kafshët para se të theren duhet të jenë të shëndetshme dhe në vetëdije. Shokimi i kafshëve para prerjes pengon therjet e kryera nga të dyja komunitetet.

Të ngjajshme

Viktimat e Gjenocidit të Srebrenicës u përcollën me lutje nga Sarajeva

Kushtrim Guraj

Turqia dhe OBSH firmosin marrëveshje për hapjen e zyrës në Stamboll

Kushtrim Guraj

Ambasadori i Kosovës në Ankara, Dugolli lëvdata masave të Turqisë kundër COVID-19

Kushtrim Guraj

Mbi 12 milionë raste me COVID-19 në të gjithë botën

Kushtrim Guraj

LAJMI I FUNDIT: 214 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Kushtrim Guraj

Familjet e viktimave të Srebrenicës, pas 25 vitesh do t’i varrosin të dashurit e tyre

Kushtrim Guraj

“Turqia edhe në kushte të jashtëzakonshme ka ndihmuar Kosovën”

Kushtrim Guraj

Shqipëria në pritje të përfundimit të reformës zgjedhore

Kushtrim Guraj

Në kampet e refugjatëve në Idlib po përhapet sëmundja Leishmanioza

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU