Përbërësit
Disa feta buke
100 gr sallam pikant
100 gr domate qershi
100 gr djathë i bardhë
1 spec jeshil
1 spec djegës
3 qepujka të grira hollë
2 thelpinj hudhre
1 lugë kaperi
4 ullinj pa bërthamë
1 tufë borzilok
Një lugë rigon
Kripë
Piper
- Për brusketat, sugjerohet të përdoret franxhollë ose bagetë (franceze). Shërbejnë si zëvëndësuese shumë të mira dhe buka normale apo dietike.
Udhëzimet
Vendosim fetat e bukës për t’u thekur (mirë është në furrë).
Perimet dhe ullinjtë i grijmë hollë. Presim domatet në dy pjesë dhe djathin e grijmë në rénde.
Në një enë përziejmë të gjithë përbërësit përveç domateve.
Shtrojmë bukët në një pjatë. Vendosim sipër masën e përzier, domatet dhe sallamin pikant. Janë gati për t’u shijuar!