Rtv Pendimi

Brusketa me djathë të bardhë

Përbërësit

Disa feta buke

100 gr sallam pikant

100 gr domate qershi

100 gr djathë i bardhë

1 spec jeshil

1 spec djegës

3 qepujka të grira hollë

2 thelpinj hudhre

1 lugë kaperi

4 ullinj pa bërthamë

1 tufë borzilok

Një lugë rigon

Kripë

Piper

  • Për brusketat, sugjerohet të përdoret franxhollë ose bagetë (franceze). Shërbejnë si zëvëndësuese shumë të mira dhe buka normale apo dietike.

 

Udhëzimet

Vendosim fetat e bukës për t’u thekur (mirë është në furrë).

Perimet dhe ullinjtë i grijmë hollë. Presim domatet në dy pjesë dhe djathin e grijmë në rénde.

Në një enë përziejmë të gjithë përbërësit përveç domateve.

Shtrojmë bukët në një pjatë. Vendosim sipër masën e përzier, domatet dhe sallamin pikant. Janë gati për t’u shijuar!

TË NGJAJSHME