Buk e mbushur me qep dhe djathe

Përbërësit :
700 gr miell tip 0
Uje të vakët aq sa duhet,
kripe,
maja
1 luge të vogël mjalt,
2 lug vaj ulliri.

Për mbushjen:
2 qepe,
300 gr djath të bardh,
rigon.

Përgatisim brumin
Miellin e kalojme në sitë dhe e hedhim në një tas të madh. Majanë e fusim për 5 min para në ujë të vakët që të shkrihet, më pas ia hedhim miellit dhe fillojm ta punojm miellin mir me dorë. I hedhim kripën, mjaltin, vajin dhe mbarojm ngjeshjen e brumit shtojm ujë nëse duhet, vazhdojme duke e punuar mire për rreth 10 min. Brumin e provojme nëse ësht i gatshëm duke e prekur me gisht dhe dhe nuk krijon vrimë por kthehet mbrapsh. Brumin e mbulojme dhe e lejm të vjeri në ambient të ngrohte.

Ndërkohe përgatisim mbushjen. Presim qepët dhe i kaurdisim mire në tigan me 2 luge vaj dhe pak kripe. Pasi të jene zverdhur i heqim dhe hedhim djathin e thërrmuar me dorë, dhe rigon.

Kur brumi të ketë ardhur jo plotësisht e marim dhe e hapim me dorë në mes hedhim mbushjen dhe mbyllim në këtë mënyrë :krijojm një cep në fillim dhe nga cepi vazhdojm mbylljen, në këtë mënyre mbushja mbetet brënda dhe buka mer formën e vet. E fusim në tepsi të lyer me shum pak vaj dhe incizojm me thik prerje tërthorazi. E lejme të fryhet akoma. Ardhja e bukës duhet të jetë sa dyfishi i brumit fillestar.

Ndezim furrën dhe e ngrohim fillimisht me temperature 250 gradë. Fusim bukën brënda vetëm kur furra të ketë arritur temperaturën. Pas 10 min e ulim temperaturën në 200grad që të piqet mire brënda. E lejme akoma dhe 40 min. Buka ësht gati smile ikonë emocionale Ju bëft mire!