Jam rritur në kullën e vjetër të gurit,
Nën dritën e llambës me lëng të vajgurit,
Me çilima të kuq,e me qerre të kalit,
Jetova i lumtur aty buzë malit.
Kam ngrënë bukë të nxehtë të pjekur me saxh,
E për magjen e drurit ah sa shumë kam mallë,
Ajo bukë me sheqer sa shumë kishte lezet,
E tani veq kujtimet nga e kaluara m’kanë mbet.
Ah sa e dua atë erën e tymit të oxhakut,
M’ka marrë malli për këshillat e plakut,
Ajo buka e nënë kishte shije dhe bereqet,
E unë mezi prisja që në sofër t’na thërret.
Poezi e shkruar nga Agim Gashi