Rtv Pendimi

Burgu i parë në Republikën e Turqisë bëhet atraksion turistik

Ankara, 11 maj – Burgu Ulucanlar, ishte i pari që u ndërtua pasi Mustafa Kemal Ataturk në vitin 1923 shpalli Republikën e Turqisë, shkruan AA.

Burgu i parë, i cili në vitin 2011 u shndërrua në muze vizitohet nga miliona turistë. I ndërtuar në vitet e para të Republikës së Turqisë, ai dëshmon periudhën e rëndësishme të skenës politike turke.

Ai u hap në vitin 1925 dhe gjatë 81 viteve, aq sa ka shërbyer si burg, në të u burgosën politikanë, gazetarë dhe shkrimtarë.

Ai është dëshmitarë i torturave dhe ekzekutimeve që janë kryer gjatë këtyre tetë dekadave. Aty ishte i burgosur edhe Mustafa Bulent Ecevit, ish-kryeministri i Turqisë, politikani Muhsin Yazicioglu, revolucionari socialist turk dhe aktivisti politik i cili u ekzekutua Deniz Gezmiş …

Muret e burgut janë dëshmitarë të mendimeve dhe ideve të ndryshme. Burgu u mbyll në vitin 2006, dhe u restaurua në vitin 2009. Me pamjen e re, në vitin 2011 hap dyert për të gjithë vizitorët.

Merve Bayiksel, punonjëse e muzeut, duke folur për AA, tha se ish-burgu nga hapja e tij është vizituar nga miliona turistë. Burgu posedon dhe arkivin, i cili shkon më shumë se tetë dekada më pas.

Sipas saj, ata kanë biseduar edhe me familjet e atyre që në atë kohë ishin të burgosur në këtë burg dhe kanë mbledhur gjërat që kanë përdorur në atë kohë. Bayiksel theksoi se nuk kishin menduar se interesimi për të vizituar ambientet e muzeut do të jetë kaq i madh.

“Kohët e fundit, për fundjavë kemi edhe deri në 2500 vizitorë, kjo është shumë e rëndësishme për ne”, tha ajo. Ata gjithashtu kanë edhe vizita të organizuara të nxënësve.

Burgu është vizituar edhe nga familjarët e ish-të burgosurve. Çdo vit, organizohen edhe nderime për ata që nuk iu kanë mbijetuar torturave.

Një nga vizitorët ishte edhe 62-vjeçari Nurettin Uksul i cili tha se ishte i prekur nga ajo që ka parë në ambientet e ish-burgut.

Profesori Huseyin Yasar rreth burgut dinte vetëm atë që ka ndëgjuar nga të tjerët. Ai dëshiroi që të gjithë këtë të shoh me sytë e tij. Ai tha se më shumë e kanë prekur hapësirat e izolimit.

TË NGJAJSHME