Twitter lançoi ditën e djeshme një funksion të ri i cili do të zgjerojë mbulueshmërinë e rrjetit social përtej aplikacioneve. Kompania prezantoi një buton të ri për uebfaqet falë të cilit vizitorët mund ti dërgojnë një mesazh direkt administratorëve ose operatorëve të kujdesit ndaj klientit.
Kjo shtesë e re përbën një arsye më shumë për ata që pyesin se pse duhet të përdorim rrjetin social Twitter. Por rrjeti social nuk është i pari që e ka menduar këtë gjë sepse shërbime të tjera si Intercom dhe Zendesk tashmë e kanë bërë realitetit. Madje edhe Facebook ka eksploruar ide të ngjashme për të bërë komunikimin mes konsumatorëve dhe biznesit një eksperiencë sa më të thjeshtë.
Në mënyrë që butoni në fjalë të jetë funksional, bizneset duhet të modifikojnë cilësimet e llogarisë në Twitter në mënyrë që të marrin mesazhe direkte nga të gjithë. Më pas mund të ngjisin butonin në uebfaqe dhe ta konfigurojnë me ID përkastëse të llogarisë në Twitter.
Butoni padyshim do të jetë i dobishëm sidomos kur kemi të bëjmë me blerje online. Vite më parë mesazhet direkte në Twitter ishin një shërbim shumë pak i përdorur nxitur nga kufizimi i 140 karaktereve. Për fat të mirë rrjeti social e ka zgjeruar këtë kufizim në 10,000 karaktere.
Ky nuk është butoni i parë i Twitter për uebfaqet. Butonë të ngjashëm lejojnë përdoruesit të ndajnë përmbajtje, të ndjekin llogari, të përmendin dikë apo të bëhen pjesë e bisedave me hashtag. (PCWorld Albanian)