Dikur shumё ёmbёl buzёqeshja
i lumtur e me krenari jetoja,
isha ambicioz pёr aritje tё mёdha
dhe pёr to,vazhdimisht mё shtoheshte kureshtja.
Ishim njё familje me tё ardhura mesatare
njohёs dhe praktikues tё vlerave fetare,
kishim veshje modeste,por jetonim tё lumtur
e kёshtu i kalonim sprovat e jetёs pa u mposhtur.
Nё ditёn qё u martova lumturia u dyfishua
krenaria e gёzimi familjar edhe mё shumё u shtua,
por kjo lumturi shumё nuk zgjati
kur papritmas nё njё udhёkryq pёrfundova unё i ngrati.
Dy kryetare nё njё shtёpi qenka vёshtirё
njёra e bёn punёn,e tjetra vlerёsimin se sa ёshtё mirё,
e kur vlerёsimet janё tё kundёrta sjellin konflikt
nga ndёrhyrja pёr ti qetёsuar,gati s’mё bjerё tё fikt.
Njё ditё mё akuzon nёna se gruaja nuk e ndёgjon
e nё tjetrёn mё vёrsulet gruaja se nёna shumё e qorton,
eh unё i ngrati,s’dijё cilёn ta mbroj,e cilёn ta qortoj
po anova njёrёn,padyshim tjetrёn e hidhёroj.
Nёn njё çati qenka e vёshtirё jeta
kur nё pёrditshmёrin familjare ka shumё zёnka,
nёna si stazhiere nё shtёpi vёrsulet e s’lёshon pe fare
gruaja s’duron dot e pёr tu vetmbrojtur ofendon e si jep pesё pare.
Po filluanё zёnkat nё shtёpi
kijameti i krisur ndёgjohet nё kojshi,
pёrveç pёrpjekjeve tё shumta pёr ti qetёsuar tё shtёpis
duhet dhёnё llogari edhe thashethemeve tё kojshis.
Mundohem qё nё pёrditshmёri tё jem i lumtur
por vёshtirё e kam se nё mbrendi jamё zemёrthyer,
mundohem sё paku nё buzёqeshje tё jem i pёrkryer
por vёrehet shpejt se edhe buzёqeshjen e kam tё pёrlotur.
Ah ju vjehra tё sodit qё po silleni si mbretёresha
Pse dёshironi nuset e djemve ti bёni rrobёresha?
Pse i urdhёroni tё punojnё ashtu siç ju dёshironi?
e atёherё kur ju kundёrshtojnё nga shtёpia i largoni.
Pse…?
Po edhe ju nuse tё sodit qё s’njihni fe e s’keni njerёzi
Pse pa fije turpi vjehrave fytyrёn ua keni n’xi?
Pse haruat tёr atё mund qё pёr ju e kishin dikur?
Pse lumturin e tyre,e shёndruat nё vuajtje pёrditshmёrie e tortur?
Pse…?
O ju vjehra dijeni se nuset janё amanet i djemve,prandaj kёshilloni
pёr vёshtirёsit dhe sfidat e jetёs bashkёshortore ti mёsoni,
tё krijojnё familje dhe edukimin e fёmijёve
tё ruajnё nderin e shtёpis edhe lumturin e bashkёshortёve.
O ju nuse dijeni se vjehrat janё amanet i burrave,prandaj nderoni
nё ditёt e vёshtira tё pleqёris sё tyre pёrkujdesuni,
ndihmoni nё veshmbathje e nё tё ushqyer
konsideroni si nёna dhe jepeni kontributin tuaj pa kursyer.
O ju nuse dhe ju o vjehra keni frig Zotin
me kёto sjellje shaktroni veten dhe gёzoni shejtanin,
keni kujdes nё sjellje,mos e humbisni durimin
por forconi lidhjet,qё nga Zoti n’ahiret mos merni dёnimin por shpёrblimin.
Shkruar nga: Xhemshit Jusufi
14.Dhjetor.2014