Rtv Pendimi

BUZËQESHJET MË TË VËSHTIRA

Buzëqeshja më e vështirë është atëherë kur sheh dikë duke u dënuar dhe maltretuar dhe ti nuk ke mundësi ta ndihmosh, por buzëqesh për t’i dhënë pakëz shpresë.

Buzëqeshja më e vështirë është atëherë kur dikush që ka qenë i shtrenjtë në zemrën tënde vdes, dhe sheh të tjerët përreth duke qajtur, ndërsa ti buzëqesh që t’iu largosh dhimbjen sadopak.

Buzëqeshja më e vështirë është atëherë kur të gjithë afër teje janë të lumtur ndërsa ti je i mërzitur, por buzëqesh të tregosh forcën tënde.

Buzëqeshja më e vështirë është atëherë kur ëndrrat e tua rrënohen para teje, por ti buzëqesh me shpresë se do t’i ndërtosh rishtas.

Buzëqeshja më e vështirë është atëherë kur shoku me i ngushtë të nënçmon apo të braktis, por ti buzëqesh duke i thënë se mund të jetoj edhe i vetëm.

Sado që buzëqeshja është e vështirë për ty, buzëqesh.

Përshtati: Valdet Kamberi

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH