Byrek i shpejtë (Receta)

Përbërësit:

  • • 500 gr pete për pite të gatshme
  • • 100 gr margarinë
  • • 200 ml ajkë kuzhine – hoplla

Për mbushjen:

  • • 400 gr ajkë e thartë (shmant)
  • • 3 vezë
  • • Pak krip,

Përgaditja:

Ngrohet furra në temp. 200 gradë. Shtrihet peta në tepsi dhe lyhet me ajkë dhe margarinë të shkrirë dhe mbushet në skaje me mbushjen e përgaditur me vezët dhe ajkën e thartë dhe mbështillet në formë roleje. Roletë e mbeshtjella renditen në tepsi dhe piqen në furrën e ngohtë për 20-30 minuta dhe servohen të nxehta.

Ju bëftë mirë

(KuzhinaShqiptare.com – Mesazhi.com)