Rtv Pendimi

Byrek me fasule

Ziejme 500 gr fasule gjer sa te zbuten, me pas I kriposim, i shtojme 2 qepe te njoma dhe vaj dhe e lejme te ftohen.

Per brumin
500 gr miell
2 luge gjelle me vaj
1 luge gjelle me uthull
kripe..

Hedhim ne nje tas 500 gr miell , 2 luge vaj, 1 uthull dhe uje sa te marri. E ndajme brumin ne 2 pjese. Marim pjesen e pare e ndajme ne 5 topa te vegjel. I hapim ne madhesine e nje pjate te vogel. I lyejme me niseshte te gjitha dhe i vendosim njera mbi tjetren. Me pas e hapim ne 1 pete. E shtrojme ne tave, hedhim gjellen, hapim peten tjeter ne te njejten menyre. E presim, i hedhim pak vaj dhe e sperkasim me uje dhe e pjekim ne 200 gr per 40 min./kuzhina.al

TË NGJAJSHME