Rtv Pendimi

Byrek me presh e mish

Per brumin:
500g miell, kripe, uje,

Per gjellen:
1kg presh,
400g mish vici,
vaj, kripe,
3 luge supe me salce domate,
piper te zi dhe niseshte per te hapur petet,

Pergatitja:
Ne nje tas hidhni miellin, kripen dhe uje deri sa te zihet brumi, punojeni mire dhe me pas ndajeni ne 12 kulacka te vogla, mbulojini me nje picet dhe lerini deri sa te beni gjellen, ne nje tigan hidhni vajin dhe mishin te prere ne copa shume te vogla dhe vereni te skuqet ne flake mesatare, pasi te jete skuqur mishi shtoni preshin e grire imet, kripen dhe trazojeni vazhdimisht deri sa te skuqet edhe preshi, me pas shtoni salcen e pasi ta keni trazuar 2-3 here hidhini 2 gota me uje dhe lereni te zjeje, kur te jete thare uji dhe preshi te kete zjere hidhni piperin e zi trazojeni e hiqeni nga zjarri, merni kulackat dhe hapini te gjitha ne madhesine e nje pjate,pastaj ndajini 6 vendosini siper njera tjetres duke i lyer me vaj cdo pete,po jo peten e fundit, po ashtu edhe 6 te tjerat, pastaj merni njeren hapeni ne nje pete te vetme ne madhesine e tepsise dhe vendoseni ne tepsi pasi ta keni lyer me vaj, pastaj hapeni dhe peten e dyte dhe lereni menjane, hidhni gjellen ne peten qe vute ne tepsi hapeni ne te gjithe siperfaqen e petes dhe vendosni peten e dyte siper, bashkoni anet e te dyja peteve dhe kthejini si ne foto, hidhini vaj siper byrekut dhe futeni te piqet ne 220° per 25min, kur byreku te jete pjekur sperkateni pak me uje te ftot dhe mbulojeni me picete e lereni te zbutet. Ju befte mire/kuzhina/AL

TË NGJAJSHME