Rtv Pendimi

BYREK ME QEPE E MISH

Per brumin:
700g miell,
kripe,
uje,

Per gjellen:
4 qepe mesatare,
500g mish te grire,
3 luge vaj,
kripe dhe piper te zi,
niseshte per te hapur petet,

Merni nje tas hidhni miellin, kripen dhe uje deri sa te zihet brumi, munojeni mire dhe ndajeni ne 14 kulacka te vogla, mbulojeni me nje picete dhe lereni, merni nje tigan te thelle hidhni vajin dhe qepet te grira imet, hidhni kripen dhe vereni ne flak mesatare, trazojeni here pas here deri sa te skuqet mire pastaj shtoni mishin e grire dhe vazhdoni ta trazoni deri sa te thahet uji qe leshon mishi, hidhni piperin, trazojeni 2-3 here dhe hiqeni nga zjarri, merni kulackat dhe hapini te gjitha ne madhesine e nje pjate, pastaj ndajini 7 vendosini siper njera tjetres duke i lyer me vaj cdo pete, po jo te fundit, po ashtu edhe 7 te tjerat, pastaj merni njeren dhe hapeni ne nje pete te vetme ne madhesine e tepsise qe do piqni byrekun,merni tepsine lyejini me vaj dhe vereni njeren pete, pastaj hapni edhe peten tjeter ne madhenin e tepsise, hidhni gjellen ne tepsine ku keni vene peten e pare dhe hapeni ne te gjithe siperfaqen e tepsise, vendosni peten tjeter siper dhe bashkojini anet e te dyja peteve dhe kthejini anet si ne foto, hidhini vaj siper dhe futeni ne furre te piqet ne 220° per 20 – 25min, pasi te jete pjekur sperkateni me uje te ftohte dhe mbulojeni me picete e lereni te zbutet, Ju befte mire/kuzhina.al

TË NGJAJSHME