Meta e Mark Zuckerbergut po planifikon të ndërtojë kabllo nënujore me fibra optike që do të përshkonin tërë globin, ka raportuar së fundmi TechCrunch.
Burimet i kanë thënë mediumit se kompania synon t’i shpenzojë mbi 10 miliardë dollarë për një projekt mbi 40.000 kilometra, derisa do të zotërojë 100 për qind të kapacitetit. Ende s’është qartësuar roli i kabllos, por pretendohet se ka të bëjë për një investim në inteligjencën artificiale.
TechCrunch ka raportuar se projekti është në fazë të hershme, por kapaciteti dhe lokacioni ku do të vendoset mbetet u paqartë. Planifikimi do të drejtohet nga zyra e Metas në Afrikë të Jugut. Kabllot me fibër optike nënujore përdorën shpeshherë për të bartur sinjale telekomunikuese mbi zona të mëdha uji. Meta është pjesë e një programi për shtrirje të rrjetit të telekomunikacionit, 2Africa.
Google është pronari i vetëm i 17 kabllove nënujore, ndërsa Amazon dhe Microsoft janë pronarë më të vegjël.
Ekziston pretendimi se Zuckerberg po investon në kabllo masive me qëllim të shmangies së zonave me tensione gjeopolitike, pasi javëve të fundit u raportua se janë dëmtuar kabllo në Detin Baltik dhe në Detin e Kuq.