Agjërimi
Page: 5
TË KEMI KUJDES GJATË NXJERRJES SË ZEKATIT TË PASURISË Zekati i pasurisë nuk jepet për t’i dhënë iftar agjëruesit, sepse zekati i takon të varfrit, ndërsa në mesin e atyre që hanë iftar ka pasanikë dhe ka të varfër. Po ashtu, nuk i jepet as jetimit, përveç nëse është i varfër. Ka jetim që ka […]
Pejgamberi ﷺ e detyroi dhënien e zekatit të fitrit si pastrim për agjëruesin nga gabimet dhe fjalët e ndyta dhe ushqim për të ngratët. Prandaj, detyrohet ta japë çdo mysliman agjëroi apo nuk agjëroi (për arsye të pranuara sheriatike), nëse posedon ushqim më tepër sesa që është i mjaftueshëm për veten dhe familjen e tij, […]
Shumë prej xhamive namazin e natës në dhjetëshin e fundit e ndajnë në dy pjesë: Ajo që ligjërohet është të falen të dy namazet (namazi i teravive në pjesën e parë të natës dhe namazi i natës në pjesën e tretë të natës), e ai që ka vështirësi t’i falë të dy namazet, më e […]
Allahu i Madhëruar na ka treguar se prej cilësive të muajit Ramazan është se këto ditë janë: ﴿أَيَّامٗا مَّعۡدُودَٰتٖۚ ١٨٤﴾ “Ditë të numëruara.” (El Bekare, 184) Ne po shohim se këto ditë pothuajse shkuan dhe ka mbetur vetëm dhjetëshja e fundit. Në këtë dhjetëshe është nata më e madhe e vitit. Në këtë natë ka […]
Itikaf nga aspekti gjuhësor nënkupton të jepesh shumë pas diçkaje, të jesh i pandarë, i pashkëputur nga diçka dhe të jesh i vazhdueshëm në të. Kurse itikaf nga aspekti terminologjik fetar nënkupton të qëndrosh dhe të vetmohesh në xhami me nijet adhurimi dhe afrimi për tek Allahu. Ai i cili qëndron në xhami dhe vetmohet […]
Allahu i dalloi krijesat ndërmjet tyre në vlerë dhe disa i ngriti në shkallë të larta karshi disa të tjerave. Nga ditët dhe muajt i favorizoi disa karshi të tjerëve; dhjetë ditët e para të muajit Dhulhixhe janë ditët më të mira të dynjasë, dita e xhuma është dita më e mirë e javës, muaji […]
Agjëruesi nuk mundet pa istigfarin (kërkimfaljen). Me istigfar e plotëson mangësinë që, eventualisht, ka ndodhur në agjërimin e tij, me istigfar e përfiton mëshirën e Allahut dhe me istigfar e përfundon veprën e mirë të tij. Transmetohet se Ebu Hurejra thoshte: “Gibeti (përgojimi) e shqyen agjërimin, ndërsa istigfari e arnon atë. Andaj, kush prej […]
Rubejia bint Muavidh për agjërimin e Ashurës tha: “E agjëronim Ditën e Ashurës dhe i nxitnim fëmijët tanë që ta agjëronin, u punonim lodra nga leshi dhe, kur qante ndonjëri për ushqim, ia jepnim lodrën të hutohej derisa të vinte koha e iftarit.” Prej shprehjeve që ndihmojnë në kalitjen e fëmijëve për agjërim: I […]
Agjërimi na mëson të punojmë për Allahun, me Allahun dhe në rrugë të Allahut, të sinqertë për Allahun dhe duke e kërkuar përkrahjen e Allahut. Megjithëkëtë, agjërimi, po ashtu, është përkujdesje dhe mbrojtje për trupin. – Prej dobive shëndetësore të agjërimit: E lehtëson trupin dhe e pastron nga helmet. I ripërtërin qelizat dhe indet. E […]
Pejgamberi ﷺ thotë: “Kur të agjërojë ndonjëri nga ju, le të mos flasë fjalë të ndyta dhe le të mos bërtasë. Nëse ndodh, eventualisht, që tjetri ta shajë apo ta sulmojë, atëherë le të thotë: Unë jam agjërueshëm.” – “le të mos flasë fjalë të ndyta”; fjalë të pista dhe fjalë epshi. – “le të […]