Dija & Daveti
Page: 10
Në këtë muaj të begatshëm muslimanët me ndihmën e Allahut e fituan luftën e Bedrit kundër armiqve të tyre. Kjo ditë u quajt dita e Furkanit (Dallimit), për shkak se në këtë ditë me fitoren e Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, dhe të muslimanëve ndaj jobesimtarëve u dallua e vërteta prej të pavërtetës. Kjo betejë […]
Frikojuni Allahut dhe falënderoni Atë që na mundësoi ta presim muajin e Ramazanit shëndoshë e mirë. Dijeni se agjërimi është një ndër adhurimet më të dobishme dhe gjurmët e tij në pastrimin e shpirtit dhe në përmirësimin e moralit janë shumë të mëdha. Prej dobive të agjërimit është se ai në shpirtin e muslimanit mbjell […]
Të birin e Ademit e rrethojnë armiq të shumtë prej shejtanëve njerëz dhe xhind të cilët ia hijeshojnë të keqen dhe ia shëmtojnë të mirën. Këtyre i bashkëngjiten edhe shpirti i cili është fort i prirë për të keqe dhe epshi, dy armiq të rrezikshëm për njeriun, të cilët e thërrasin në pasimin e epsheve […]
ARSYEJA E QARTË DHE ARSYEJA E FSHEHTË I sëmuri me sëmundje të rëndë, udhëtari në rrugë të shpejta (autostrada) dhe lehona, nuk është problem po qe se hanë dhe pinë haptazi para atyre që e dinë arsyen e mosagjërimit të tyre. Ndërsa, gruaja me menstruacione dhe disa raste tjera që arsyeja e mosagjërimit të tyre […]
E BARABARTË ME HAXHIN Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Umreja në Ramazan është e barabartë me haxhin (në shpërblim).”[1] Kush e kryen umrenë pas perëndimit të diellit të ditës e 30-të të muajit Shaban apo pasi të vërtetohet pamja e hënës, umreja e tij llogaritet të jetë kryer në Ramazan. DISA VËREJTJE PËR ATA QË E […]
LLOJET E GJËRAVE QË E PRISHIN AGJËRIMIN Njëri lloj i gjërave që e prishin agjërimin është ai i zbrazjes, si marrëdhëniet[1], vjellja me qëllim[2] menstruacionet ose lehonia te gratë dhe bërja e hixhames. Ndërsa lloji tjetër është ai i mbushjes, si ushqimi dhe pija.[3] GJËRAT QË NUK E PRISHIN AGJËRIMIN Janë: Enema për pastrimin e […]
Fjala ‘Kijamul lejl’[1] do të thotë zgjohet natën për t’u falur, para se të bjerë në gjumë ose pasi të zgjohet nga gjumi. Kurse fjala ‘Et-tehexhud’ është namazi që falet natën pasi zgjohet nga gjumi. ‘Hexhede er-rexhulu’ do të thotë fle natën. Fjala ‘Hexhede’ do të thotë falet natën. Kurse ‘El-Mutehexhid’ është ai që zgjohet nga […]
Namazi farz (i detyruar). Agjërimi i Ramazanit. Namazi i teravive. Përshpejtimi i iftarit. Vonimi i syfyrit. Shqiptimi i fjalës: “Subhane Melikil-Kuddus (I Lartësuar qoftë Allahu, Sunduesi, i Shenjti dhe i Pastri nga çdo e metë)”; tri herë pas namazit të vitrit (pasi të jepet selam). Falja e suneteve revatib (të rregullta që falen para dhe […]
Na bëri hije sezona e mirësive dhe na erdhën ditët e dhuntive, mëshirës, bekimeve, pranimit të lutjeve, mbarësisë dhe shumëfishimit të të mirave, pra na erdhi Ramazani, muaji i faljes së gjynaheve dhe i lirimit nga zjarri i Xhehenemit. Allahu thotë: “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për […]
Të nderuar vëllezër muslimanë! Frikojuni Allahut me frikërespekt të vërtet dhe dijeni se Ai ju mbikëqyr kudo që të jeni në fshehtësi apo haptazi. Allahu, azze ue xhel, thotë: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.” (El-Bekare:183) Çdo musliman është […]