Dija & Daveti
Page: 30
Allahu është i mëshirshëm me robërit e Tij dhe i Gjithëdijshëm për natyrshmërinë e tyre. Allahu thotë: “E si të mos dijë Ai që ka krijuar gjithçka, kur Ai njeh çdo gjë me imtësi dhe është i Gjithinformuari?” (El-Mulk: 14) Allahu e di që sado robi ta arrijë nivelin e devotshmërisë dhe punëve të mira, […]
Dihet që adhurimet dallohen në shkallë dhe pozitë, ndërsa faktori që e bën dallimin mes tyre është vetë vepra që punohet, vepruesi i saj, koha, veprimi i saj fshehurazi dhe në publik. E njëjta gjë vlen edhe te gjynahet; një gjynah dallon në faj dhe krim sipas vepruesit të tij, shenjtërisë së vendit dhe kohës, […]
Temës së lartpërmendur i bashkëngjitet frika nga nënvlerësimi i gjynaheve të vogla. Pejgamberi (alejhi selam) paralajmëroi për këtë dukuri dhe e përshkroi rrezikun në mënyrën më të mirë të mundshme. Sehl ibn Sadi h tregon se Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: “Ruhuni nga nënvlerësimi i gjynaheve (të vogla). Shembulli i gjynaheve të vogla është si […]
Besimtarit të devotshëm, që i frikësohet dhe e madhëron Allahun, gjynahu i duket i madh, ndërsa vetja i duket shumë e mangët kundrejt urdhrave të Allahut. Aq sa ka iman dhe aq sa e madhëron Allahun, aq edhe e sheh të madh njeriu gjynahun e vet. Allahu i përshkroi të devotshmit me fjalët: “Ata flinin […]
Bëjmë krahasimin mes këtyre dy shembujve: Shembulli i parë: Të riut që gjynahu ia ka pushtuar zemrën dhe mendjen. Për të arritur deri te rruga që e çon te gjynahu, planifikon, jep mund dhe e angazhon trurin. Pastaj i vë në funksion gjymtyrët e tij, madje ndoshta shpenzon një pjesë nga pasuria e tij apo […]
Me eklips të Diellit (në gjuhën arabe el-kusuf) dhe me eklips të Hënës (në gjuhën arabe el-husuf) nënkuptojmë humbjen e shkëlqimit të Diellit ose të dritës së Hënës, plotësisht ose pjesërisht, dhe errësimin e tyre. Fjalët “el-kusuf” dhe “el-husuf” janë sinonime, fjalë me kuptim të njëjtë, që aludojnë në errësim dhe eklips. Në Kuran është […]
Për të arritur deri te suksesi dhe mbarësia në provime, nevojitet mbështetja në Allahun, pastaj marrja e shkaqeve të suksesit dhe mbarësisë, si: leximi i mësimeve, përpjekja në marrjen e dijes dhe përsëritja e lëndëve mësimore para se të vijnë provimet: “Mbështetu në të Gjithëjetshmin, i Cili nuk vdes…” (El-Furkan: 58) Në një hadith Profeti, […]
Ai që të do sinqerisht: – Të lexon, kur je në heshtje. – E sheh të mirën në ty, kur je në zemërim. – E ndien butësinë tënde, kur je i ashpër. – E sheh pikëllimin tënd, kur buzëqesh. – Të afron, kur mban inat. – Dhe bën durim, kur ti je në gjendjen tënde […]
Tërmetet dhe vullkanet, eklipsi i diellit dhe eklipsi i hënës, furtunat dhe vërshimet, retë dhe era, nata dhe dita, dielli dhe hëna, të nxehtët dhe të ftohtët, yjet dhe orbita; këto të gjitha janë shenja nga shenjat e Allahut të Madhëruar që aludojnë në njëshmërinë e Tij, në të besuarit në një Zot të vetëm […]
– Nëse është shkaku i pikëllimit tënd sëmundja, dije se ajo për ty është hair dhe përfundimi i saj është shërimi. Allahu i Madhëruar thotë. “I Cili, kur sëmurem, më shëron.” (Esh-Shuara: 80) – Nëse është shkaku i pikëllimit tënd është mëkati që e ke bërë apo gjynahu, atëherë meditoje fjalën e Allahut, i cili […]