Dija & Daveti
Page: 34
Ditët e Teshrikut, dita e njëmbëdhjetë, e dymbëdhjetë dhe e trembëdhjetë e Dhulhixhes, janë tri ditët që vijnë pas ditës së Kurban Bajramit. Ndryshe quhen edhe si ditët e Minës, ngase në këto ditë haxhilerët qëndrojnë në Mina, dhe njashtu janë ditë të gjuajtjes së guralecëve në Xhemarat. Ditët e Teshrikut janë quajtur me këtë […]
Bajrami është rit islam, në të paraqiten pamjet e nënshtrimit dhe përuljes ndaj Allahut si dhe shumë nga kuptimet shoqërore dhe shpirtërore. Në arabisht Bajrami quhet ‘Id, që do të thotë se kthehet dhe përsëritet, dhe për çdo vit kthehet i ripërsëritur me gëzim. Po ashtu thuhet se është emërtuar me këtë emër me shpresë […]
Dita e Arafatit është një nga dhjetë ditët e vlefshme të Dhulhixhes. Është dita më e mirë e dynjasë pas ditës së Kurban Bajramit, madje disa dijetarë e privilegjuan mbi ditën e Kurban Bajramit dhe disa të tjerë thanë se është dita e Haxhit të Madh, mirëpo më e saktë është se dita e Kurban […]
Frikojuni Allahut dhe dijeni se qëllimi i krijimit tuaj nuk është tjetër përpos adhurimi i Tij. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë”. (Edh-Dharijat: 56) Allahu me këtë mesazh i porositi të gjitha krijesat: “O njerëz! Adhuroni Zotin Tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe […]
Haxhi është një prej shtyllave të Islamit dhe bazament i tij i fortë. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Me të vërtetë, Faltorja e parë e ngritur për njerëzit, është ajo në Bekkë (Mekë), e bekuar dhe udhërrëfyese për popujt. Në të ka shenja të qarta (që janë): vendi i Ibrahimit (mekami Ibrahim); (fakti që) kush […]
Frikojuni Allahut me frikërespekt të vërtetë, adhuroni Atë me përkushtim të sinqertë duke qenë në fenë e pastër, faleni namazin jepeni zeqatin se kjo është feja e drejtë. Këto ditë të bekuara muslimanët përgatiten për udhëtim kah Qabja për ta kryer Haxhin, disa prej tyre Haxhin e detyruar (Haxhin e Islamit) e disa prej tyre […]
Frikojuni Allahut, mos harroni se jeni duke jetuar në një botë kalimtare ku statusi i juaj në të është ai i mysafirit dhe se tek Allahu është kthimi i vërtetë. Tani jemi në prag të muajit Dhul Hixhe, muaj madhështor i cili në vete përmban shumë begati e merita dhe adhurime të llojllojshme. Dhjetë ditët […]
Kurban (el ud’hije – në gjuhën arabe) është emri i kafshës (deve, lopë, dele, dhi etj.), që theret në ditën e Bajramit dhe vijon edhe tri ditë të tjera që njihen si ditët e Teshrikut, në shenjë afrimi tek Allahu. Është quajtur me emrin “el ud’hije” , sepse koha e therjes së kafshës fillon në […]
Namazi farz (i detyruar). Agjërimi vullnetar dhe agjërimi në ditën e Arafatit. 3.Dhënia e sadakasë. Tehlili – shqiptimi i fjalës la ilahe il-lallah (nuk i takon askujt adhurimi me të drejtë, përveç Allahut). Tesbihi – shqiptimi i fjalës subhanallah (i Lartësuar qoftë Allahu). Tehmidi – shqiptimi i fjalës elhamdulilah (Falënderimi i takon Allahut). Tekbiri – […]
Allahu krijesat i dalloi ndërmjet tyre në vlerë dhe disa i ngriti në shkallë të larta karshi disa të tjerave. Nga ditët dhe muajt i favorizoi disa karshi të tjerëve: Dhjetë ditët e para të muajit Dhulhixhe janë ditët më të mira të dynjasë, dita e Kurban Bajramit është më e mira në mesin e […]