[There are no radio stations in the database]

Ilaçe për zemrën / Rukja

Page: 4

Besoj që nga përvoja dhe jeta jote personale e dini që gjynahu nuk është bimë e shkulur në shkretëtirë, por ai ka shkaqe dhe faktorë që nxisin për në të dhe gjëra që i paraprijnë atij. Kur ti je i vendosur ta braktisësh gjynahun, në këtë rast mbyllja e dyerve që çojnë te gjynahu është […]

Allahu është i mëshirshëm me robërit e Tij dhe i Gjithëdijshëm për natyrshmërinë e tyre. Allahu thotë: “E si të mos dijë Ai që ka krijuar gjithçka, kur Ai njeh çdo gjë me imtësi dhe është i Gjithinformuari?” (El-Mulk: 14) Allahu e di që sado robi ta arrijë nivelin e devotshmërisë dhe punëve të mira, […]

Dihet që adhurimet dallohen në shkallë dhe pozitë, ndërsa faktori që e bën dallimin mes tyre është vetë vepra që punohet, vepruesi i saj, koha, veprimi i saj fshehurazi dhe në publik. E njëjta gjë vlen edhe te gjynahet; një gjynah dallon në faj dhe krim sipas vepruesit të tij, shenjtërisë së vendit dhe kohës, […]

Temës së lartpërmendur i bashkëngjitet frika nga nënvlerësimi i gjynaheve të vogla. Pejgamberi (alejhi selam) paralajmëroi për këtë dukuri dhe e përshkroi rrezikun në mënyrën më të mirë të mundshme. Sehl ibn Sadi h tregon se Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: “Ruhuni nga nënvlerësimi i gjynaheve (të vogla). Shembulli i gjynaheve të vogla është si […]

Besimtarit të devotshëm, që i frikësohet dhe e madhëron Allahun, gjynahu i duket i madh, ndërsa vetja i duket shumë e mangët kundrejt urdhrave të Allahut. Aq sa ka iman dhe aq sa e madhëron Allahun, aq edhe e sheh të madh njeriu gjynahun e vet. Allahu i përshkroi të devotshmit me fjalët: “Ata flinin […]

Bëjmë krahasimin mes këtyre dy shembujve: Shembulli i parë: Të riut që gjynahu ia ka pushtuar zemrën dhe mendjen. Për të arritur deri te rruga që e çon te gjynahu, planifikon, jep mund dhe e angazhon trurin. Pastaj i vë në funksion gjymtyrët e tij, madje ndoshta shpenzon një pjesë nga pasuria e tij apo […]

Dhikri (përmendja e Allahut) është jeta e zemrave, kënaqësia e syve, gëzimi i shpirtrave, shërim për gjokset dhe vepra më e madhe që me të ngjallen dhe bëhen të lumtur shpirtrat. Për zemrën përmendja e Allahut është si uji për peshkun dhe për ta kuptuar më mirë vlerën e dhikrit për zemrën, mendojeni se në […]

Sami ishte një djalosh i cili merrej si shembull për moralin dhe sjelljen e tij. Ishte respektues i madh i prindërve dhe së bashku me vëllain dhe prindërit jetonin në një gjendje të mjerueshme financiare. Një ditë nga ditët prindi e thirri të birin që t’i ankohet për gjendjen e mjeruar që e kanë, kurse […]

Një njeri shkoi te kardiokirurgu e thirrësi i njohur islam, Dr. Halid el Xhubejri dhe i tha: – Doktor, i lash të gjitha gjërat që e hidhërojnë Zotin tim, pos cigares. Cigaren s’mund ta lë. Doktori i tha: – A dëshiron të pendohesh dhe ta lësh duhanin? – Doktor, pasha Allahun, i provova të gjitha […]

Një djalë i ri iu ankua një dijetarit dhe i tha: – Unë jam një djalosh i ri të cilit dashuria ndaj epsheve dhe pasioneve ka filluar t’i bëhet problemi kryesor. Nuk mund ta ndaloj veten nga shikimi i njerëzve dhe vajzave nëpër tregje! Çfarë më këshilloni dhe sugjeroni të bëj? Dijetari ia dha një […]


[There are no radio stations in the database]