[There are no radio stations in the database]

Imani

Page: 3

Nga tradita e Allahut në njerëzit është që t’i nënshtrohen njëri-tjetrit dhe nuk ka mundësi që të plotësohet lumturia e tyre përveç se nëpërmjet bashkëpunimit dhe lidhjeve miqësore mes tyre dhe nuk mund të rregullohet jeta e tyre përveç se nëpërmjet përhapjes së dashurisë dhe butësisë mes tyre. Kur i forti sillet me butësi ndaj […]

Njerëzit për të arritur deri te lumturia e dynjasë dhe për t’i njohur rrugët që çojnë deri te ajo kapen për shkolla ideologjike të ndryshme dhe i përkrahin ato! Njeriu i mençur s’ka nevojë të kapet për asnjërën nga to, sepse ai e di se, për të arritur deri të lumturia ekziston vetëm se një […]

Vlera e teuhidit (njësimit të Allahut) është e madhe. Rruga e vetme e shpëtimit të robit në dynja, në varr dhe në ahiret është pastrimi i besimit prej idhujtarie dhe mbrojtja e tij prej çdo gjëje që e njollos apo e devijon natyrshmërinë e pastër të teuhidit. Me lejen e Allahut në këtë hutbe shkurtimisht […]

1. Mos e urre askënd, edhe nëse dëmi i tij ndaj teje është shumë i madh. 2. Mos u mërzit asnjëherë dhe bëj dua shumë. 3. Jeto modest, sado që je i madh. 4. Beso se do të ndodhë e mira, sado që të jenë të mëdha problemet e tua dhe ki mendim të mirë […]

O ju njerëz, frikojuni Allahut! Nënshtrojuni Atij me dashuri dhe me respekt, duke shpresuar në shpërblimet e Tij dhe duke u frikuar nga ndëshkimi i Tij. Ai është Allahu, të Cilin zemrat e adhurojnë me dashuri dhe respekt. Nëse nga natyra e zemrës është që ta do atë që sillet mirë me të, atëherë për […]

Nganjëherë i riu gjynahqar e sheh veten i zënë rob dhe i lidhur me prangat e gjynaheve, për këtë arsye i drejtohet vetes e i thotë: Si t’i shoqëroj shokët e mirë kur unë jam i mbushur me gjynahe? Ndihem si të jem hipokrit gjatë shoqërimit të tyre, e shumë pyetje të tjera. Këto pengesa […]

Kur të biesh në ndonjë gjynah, shpejto veproje një të mirë, se e mira e shlyen të keqen. Ibn Mesudi tregon për një burrë që kishte rënë në gjynah, e kishte puthur një grua (të huaj) dhe pas këtij rasti kishte shkuar te Pejgamberi (alejhi selam) dhe i kishte treguar, e Allahu e zbriti ajetin: […]

Istigfar do të thotë të kërkosh falje prej Allahut dhe ta pohosh që ke bërë gjynah. Istigfari ligjërohet në disa situata dhe raste, ndër to: Me rastin e bërjes së gjynahut: Istigfari këtu është më se i nevojshëm dhe që kërkohet më shumë. Në këtë rast, kur bën istigfar pas gjynahut, ti e paraqet pranimin […]

I riu mund të bjerë në gjynah e më pas të ndiejë keqardhje, të pendohet dhe ta braktisë gjynahun. Pastaj sërish ta përsëritë gjynahun dhe të pendohet. Dhe kështu të vazhdojë për disa herë, derisa ta pyesë veten se a ka pendim për mua në këtë rast! Shejtani e shfrytëzon momentin t’i bëjë intriga se […]

Dihet që adhurimet dallohen në shkallë dhe pozitë, ndërsa faktori që e bën dallimin mes tyre është vetë vepra që punohet, vepruesi i saj, koha, veprimi i saj fshehurazi dhe në publik. E njëjta gjë vlen edhe te gjynahet; një gjynah dallon në faj dhe krim sipas vepruesit të tij, shenjtërisë së vendit dhe kohës, […]


[There are no radio stations in the database]