[There are no radio stations in the database]

Mirësjellja – Edukata fetare

Page: 24

22. Brengat e tepërta nuk janë arsye e logjikshme që ta vrenjtësh fytyrën para njerëzve! I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin për të, ishte me brengat më të rënda në mesin e njerëzve, mirëpo ishte ai, që më së shumti buzëqeshte! 23. Po të kishte qenë dynjaja e lehtë, nuk do […]

1. Ilaçi më i mirë për qetësimin e dhembjeve: “Prandaj, përgëzoji të duruarit.” 2. Nuk e qetëson zemrën e lodhur asgjë më shumë se dëgjimi i fjalëve të Allahut: “Ti nuk e di se pas kësaj Allahu mund të sjellë ndonjë rrethanë tjetër.” 3. Nëse të ngushtohen çështjet, dije se lehtësimi është shumë afër! 4. […]

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ka thënë: “Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, mos ta dëmtojë fqinjin e tij, kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le ta nderojë mysafirin e tij, kush beson në Allahun […]

Ibën El-Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Allahu e ndaloi të folurit për Allahun pa dije në fetva dhe gjykim. Këtë e llogariti prej mëkateve të mëdha, madje prej atyre më të mëdhave. Allahu thotë: “Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im ka ndaluar vetëm punët e pahijshme, qofshin të hapëta ose të fshehta dhe gjynahet, dhunimin […]

Jahja ibën Muadh ka thënë: “Kush i kënaq gjymtyrët në gjynahe, veçse i ka mbjellë vetes pemën e keqardhjeve.” Abdusamed Ez-Zahid thotë: “Kush nuk e kupton që pasionet, janë kurth ai është i mashtruar.” Njohja e dëmit, dhembjeve dhe pasojave që i japin mëkatet është pengesë e fortë për njeriun që mos të bjerë në […]

Frika prej Allahut e ruan njeriun që të mos bjerë në haram. Si shembull do të përmendim rrëfimin e atyre tre vetave që hynë në shpellë dhe pas hyrjes së tyre ra një shkëmb i madh te hyrja e shpellës dhe e mbylli atë. Nuk kishin si të dilnin prej aty, u bllokuan brenda. Njëri […]

Pasi zemërimi vjen nga padurimi i shpirtit, si dhe është shkak që shejtani të dominojë mbi njeriun dhe ta marrë nën kontrollin e tij, njohja e metodave për ta shëruar zemërimin bëhet e patjetërsueshme, me qëllim që të ndalohet dëmi i tij. Nga ato metoda përmendim: 1. Njohja e vlerës së mposhtjes së zemërimit. Njohja […]

-Thuhet se tek gruaja janë tri bukuri: 1. Bukuri që nuk e sheh vetëm se zemra e burrit. 2. Bukuri që e shohin sytë dhe nuk e ndjejnë zemrat. 3. Bukuri, e cila pakësohet apo shtohet, sipas përkujdesjes së gruas për zbukurimin e saj dhe për mirëmbajtjen e vetes së saj! – Zemrat e grave […]

Allahu i dalloi krijesat ndërmjet tyre në vlerë dhe i ngriti disa në shkallë të larta karshi disa të tjerave: “Zoti yt krijon ç’të dojë dhe zgjedh lirisht…” (El-Kasas: 67) Disa ditë dhe muaj i favorizoi karshi disa të tjerëve, dita e xhuma është dita më e mirë e javës, dita e Kurbanit Bajramit është dita më […]

– Injoranca dhe mosdija. Injoranca është sëmundje vrasëse, ndërsa injoranti është armik i vetvetes. Njeriu kur e injoron realitetin e respektimit të prindërve, kur e injoron shpërblimin dhe dënimin e tij në dynja dhe ahiret, shumë lehtë mund të bie në mëkatin e mos-respektimit të prindërve. – Edukata e keqe dhe jo e drejtë. Prindërit […]


[There are no radio stations in the database]