Mirësjellja – Edukata fetare
Page: 64
Rrëfehet për një plak se ishte ulur në tren së bashku me të birin, i cili asaj kohe i kishte arritur të njëzet e pestat. I biri atë ditë ishte shumë i lumtur dhe kjo vërehej edhe në fytyrën e tij të qeshur. Rrinte afër dritares dhe me gëzim të madh i përcillte gjërat, derisa […]
Rrëfehet një djalë se i kishte pas thënë prindit të vet: – Dua ta martoj një vajzë e cila më mahniti me bukurinë e saj dhe më mahniti shkëlqimi i syve të saj. Prindi iu përgjigj me gëzim të madh duke i thënë: – Ku gjendet ajo vajzë që ta fejoj për ty, o biri […]
Disa njerëzve kur u thua: “Kini frikë Allahun!” Ta kthejnë: “Ti ki frikë Allahun!” Kjo sikurse të jetë një ofendim për ta dhe e refuzojnë. Allahu i tha të Dërguarit të Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “O i Dërguar, ki frikë Allahun.”[1] Jezid ibën Kemit, Allahu e mëshiroftë!, përcjellë se e […]
Ishte një njeri i varfër, i cili kujdesej për nënën, gruan dhe fëmijët e tij dhe njëkohësisht punonte si shërbëtor te një pasanik. Ishte i sinqertë në punën e tij dhe atë e kryente me përsosmëri. Mirëpo një ditë nga ditët mungoi në punën e tij. Kjo nuk ishte traditë tek ai. Më herët asnjëherë […]
Ra mbi tokë një pikë mjaltë dhe erdhi një milingonë e vogël, e cila iu afrua pikës së mjaltit dhe shijoi nga ajo. Më pas tentoi të largohet, mirëpo si duket shija e mjaltit i la mbresa të mëdha, kështu që u kthye dhe përsëri provoi nga mjalti. Vendosi të largohet, mirëpo si duket nuk […]
Mësuesja kërkoi nga nxënësit të hulumtojnë për shtatë mrekullitë e dynjasë. Edhe përkundër mospajtimeve mes nxënësve, shumica e tyre ishin të mendimit se këto shtatë mrekulli të dynjasë janë më të dalluarat: piramidat e Egjiptit, kopshtet e varura të Babilonisë në Irak; muri kinez në Kinë, Taxh Mahall në Indi, kulla e Ajfelit në Francë, […]
Një i ri mysliman vendosi të studiojë jashtë shtetit të tij dhe si vend për studimet e tij të ardhshme e zgjodhi Gjermaninë. Pasi që arrin në Gjermani, vendoset me një banesë ku si fqinj e kishte një të ri gjerman. Lidhja mes tyre ishte vetëm një lidhje fqinjësie, jo më tepër. Pas një periudhe, […]
U nis një njeri drejt Ibrahim Ed’hemit, Allahu e mëshiroftë!, dhe i tha: – O shejh, shpirti më nxitë kah gjynahet. Më këshillo me ndonjë këshillë! Ibrahim Ed’hemi iu përgjigj: – Nëse shpirti të thërret t’i bësh gjynah Allahut, bëji gjynah, s’ka gjë, mirëpo nga unë i ke pesë kushte. – Po, urdhëro! – i […]
Nëna e një djaloshi ishte në gjendje kritike dhe shtrihej në spital. Një ditë nga ditët mjekët e lajmëruan djaloshin se gjendja e nënës së tij është shumë e keqe dhe nuk shpresohet për të shërim dhe në çdo moment mundet të ndërrojë jetë. Djaloshi doli nga dhoma e nënës së tij, ishte i mërzitur […]
Gjenerali tha: – Unë jam gjeneral i forcave detare në Gjermani. Djaloshi ia kthehu: – Na vjen mirë dhe na nderon. – Unë jam më i madh se i dërguari juaj, – tha gjenerali. – Kush është i dërguari im? A e njeh atë? – Po. Ti je mysliman dhe i beson Muhamedit, – u […]