Islam
Page: 24
Në këtë muaj të begatshëm muslimanët me ndihmën e Allahut e fituan luftën e Bedrit kundër armiqve të tyre. Kjo ditë u quajt dita e Furkanit (Dallimit), për shkak se në këtë ditë me fitoren e Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, dhe të muslimanëve ndaj jobesimtarëve u dallua e vërteta prej të pavërtetës. Kjo betejë […]
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve dhe të qiejve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit. “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm […]
1. Braktisja e lutjes para namazit të akshamit. 2. Vonimi i iftarit derisa të kryhet ezani (prej sunetit është përshpejtimi i tij). 3. Falja e namazit të akshamit në shtëpi dhe jo në xhami me xhemat. 4. Teprimi në ushqim dhe pije. 5. Humbja e kohës në gjëra të kota në mes dy namazeve, të […]
Frikojuni Allahut dhe falënderoni Atë që na mundësoi ta presim muajin e Ramazanit shëndoshë e mirë. Dijeni se agjërimi është një ndër adhurimet më të dobishme dhe gjurmët e tij në pastrimin e shpirtit dhe në përmirësimin e moralit janë shumë të mëdha. Prej dobive të agjërimit është se ai në shpirtin e muslimanit mbjell […]
Falënderimi i takon vetëm se Allahut, i Cili na ligjësoi muajin e Ramazanit. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të vërtet vetëm se Allahut, azze ue xhel, që është Një dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e […]
Frikojuni Allahut me frikërespekt të vërtet dhe dijeni se Ai ju mbikëqyr kudo që të jeni në fshehtësi apo haptazi. Allahu, azze ue xhel, thotë: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.” (El-Bekare:183) Çdo musliman është mallëngjyer për muajin e […]
Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç Allahut dhe paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi imamin e pejgamberëve dhe shëmbëlltyrën e shpenzuesve dhe modelin e të devotshmëve Muhamedin, biri i Abdullahut dhe rob i Allahut. […]
Fjala ‘Kijamul lejl’[1] do të thotë zgjohet natën për t’u falur, para se të bjerë në gjumë ose pasi të zgjohet nga gjumi. Kurse fjala ‘Et-tehexhud’ është namazi që falet natën pasi zgjohet nga gjumi. ‘Hexhede er-rexhulu’ do të thotë fle natën. Fjala ‘Hexhede’ do të thotë falet natën. Kurse ‘El-Mutehexhid’ është ai që zgjohet […]
Namazi farz (i detyruar). Agjërimi i Ramazanit. Namazi i teravive. Përshpejtimi i iftarit. Vonimi i syfyrit. Shqiptimi i fjalës: “Subhane Melikil-Kuddus (I Lartësuar qoftë Allahu, Sunduesi, i Shenjti dhe i Pastri nga çdo e metë)”; tri herë pas namazit të vitrit (pasi të jepet selam). Falja e suneteve revatib (të rregullta që falen para dhe […]
Na bëri hije sezoni i mirësive dhe na erdhën ditët e dhuntive, mëshirës, bekimeve, pranimit të lutjeve, mbarësisë dhe shumëfishimit të të mirave, pra na erdhi Ramazani, muaji i faljes së gjynaheve dhe i lirimit nga zjarri i Xhehenemit. Allahu thotë: “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes […]