[There are no radio stations in the database]

Probleme shpirtërore & shoqërore

Page: 16

Dega e parë: Allahu është i Vetmi që e posedon lumturinë e të tjerëve, mos kërko dhe mos hulumto lumturi nga të tjerët, po atë kërkoje vetëm se nga Allahu. Dega e dytë: Menduan pasanikët se lumturia gjendet në pasuri, dhe menduan mbretërit se ajo është në pozitë dhe fuqi, po e vërteta është se […]

Gati çdo mysliman dallohet në ndonjë pikë dhe shquhet në ndonjë fushë të shpikjes, kështu që ato duhet patjetër të shfaqen që myslimanët të përfitojnë prej tyre. Ai i cili jeton për veten, do të jetojë i vogël e pa ndikim dhe ashtu do të vdesë, kurse ai që jeton për umetin e tij, do […]

Ka mundësi të ndiheni të pikëlluar për një çështje dhe ndoshta të qani, ashtu si qan nevojtari. Ju flini, po Allahu nuk fle në rregullimin e çështjeve tuaja. Ndaluni pak…! Ai në fshehtësi jua rregullon çështjet, dhe ju nëse do t’i dinit ato, do të qanit nga gëzimi. Mos u brengosni nëse Allahu jua vonon […]

Nuk i lejohet gruas të agjërojë nafile si gjashtë ditët e Shevalit etj. pa lejen e burrit të saj, duke u mbështetur në hadithin: Nuk i lejohet gruas të agjërojë (agjërim vullnetar) duke qenë burri i saj i pranishëm (në shtëpi apo në vend), pa lejen e tij. Kjo, për shkak se haku ndaj burrit […]

Kur erdhi muaji i Ramazanit, e zbulova që paska ekzistuar mundësia që të agjëroj për çdo të hënë dhe të enjte përgjatë vitit dhe se agjërimi nuk paska qenë i vështirë sikur e paramendoja. Po ashtu paskam mundur ta lë duhanin përfundimisht, por më herët s’e paskam provuar. M’u qartësua që bërja e hatmes për […]

MUNDËSI E PASTËR Ata që punojnë me ndërrime dhe nëpër rajone të izoluara, kanë mundësi të madhe për agjërim vullnetar. Kur janë në ndërrim të natës, e kanë më lehtë gjatë ditës të agjërojnë, sepse pushojnë dhe flenë. Kështu e kishte zakon një punëtor i cili tregon se i agjëronte gjashtë ditët e Shevalit, tri […]

Bajrami është rit islam, në të paraqiten pamjet e nënshtrimit dhe përuljes ndaj Allahut si dhe shumë nga kuptimet shoqërore dhe shpirtërore. Në arabisht Bajrami quhet ‘Id, që do të thotë se kthehet dhe përsëritet, dhe për çdo vit kthehet i ripërsëritur me gëzim. Po ashtu, thuhet se është emërtuar me këtë emër me shpresë […]

Zekati i fitrit bën pjesë në adhurimet dhe veprat e mëdha që myslimanin e afrojnë tek Allahu, kjo për shkak të lidhshmërisë që e ka zekati i fitrit me agjërimin e Ramazanit, të cilin Allahu ia dedikoi vetes në shenjë nderimi dhe madhështie. Zekati i fitrit është lëmoshë që detyrohet të jepet me mbarimin e […]

Itikaf nga aspekti gjuhësor nënkupton të jepesh shumë pas diçkaje, të jesh i pandarë, i pashkëputur nga diçka dhe të jesh i vazhdueshëm në të. Kurse itikaf nga aspekti terminologjik fetar nënkupton të qëndrosh dhe të vetmohesh në xhami me nijet adhurimi dhe afrimi për tek Allahu. Ai i cili qëndron në xhami dhe vetmohet […]

Në këtë muaj të begatshëm muslimanët me ndihmën e Allahut e fituan luftën e Bedrit kundër armiqve të tyre. Kjo ditë u quajt dita e Furkanit (Dallimit), për shkak se në këtë ditë me fitoren e Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, dhe të muslimanëve ndaj jobesimtarëve u dallua e vërteta prej të pavërtetës. Kjo betejë […]


[There are no radio stations in the database]