Probleme shpirtërore & shoqërore
Page: 21
Allahu, azze ue xhel, thotë: “Kur dëshiron të lexosh Kur’anin, kërko mbrojtjen e Allahut kundër djallit të mallkuar, sepse, në të vërtetë, djalli nuk ka kurrfarë pushteti mbi ata që besojnë dhe mbështeten tek Zoti i tyre. Pushteti i djallit është vetëm mbi ata, që i binden atij dhe adhurojnë zota të tjerë veç Allahut”. […]
Falënderimi i takon vetëm Allahut, i cili i shumëfishon veprat, i falë mëkatet dhe e pranon pendimin e robit. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit. O muslimanë, së pari […]
Falënderimi i takon vetëm se Allahut që na bëri muslimanë dhe na dalloi nga jobesimtarët. Falënderimi i takon vetëm se Allahut, i Cili na dhuroi mendjen dhe na dalloi nga kafshët. Lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi Muhamedin, i biri i Abdullahut dhe rob i Allahut. O muslimanë, jemi dëshmitarë okularë se në mesin […]
Falënderimi i takon vetëm se Allahut, Atë e lavdërojmë dhe vetëm nga Ai falje dhe ndihmë kërkojmë. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç Allahut dhe paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi imamin e pejgamberëve dhe shëmbëlltyrën e shpenzuesve dhe modelin e të devotshmëve Muhamedin, biri i Abdullahut dhe rob […]
Po të kishte qenë risku i njeriut në duart e njerëzve, sa padrejtësi dhe sa urrejtje dhe sa çorodi do u bënte! Pasha Allahun, nëse atyre ju lihej kjo çështje në dorë do t’i bënin padrejtësi njëri-tjetrit dhe do ta urrenin njëri-tjetrin, madje do ta harronin dhe do ta neglizhonin njëri-tjetrin! Allahut i takon falënderimi […]
O ju njerëz, frikohuni Allahut dhe kini kujdes prej depërtimit të kamatës në tregtitë e juaja dhe prej përzierjes së pasurisë së juaj me të. Ngrënia e kamatës dhe përdorimi i saj është prej mëkateve më të mëdha dhe Allahu ngrënësit dhe atij që punon me të iu kërcënua me zjarr të Xhehenemit dhe me […]
Plot nga njerëzit, mendojnë se lumturia dhe shpëtimi, janë në gjërat kalimtare të kësaj dynjaje. Një grup nga ta, lumturinë e paramendojnë në arritjen e pasurisë, në arritjen e pushtetit dhe fuqisë dhe të kënaqurit me epshe dhe pasimin e tyre. Një grup tjetër, lumturinë e paramendon në garat mes vete, në shpikje dhe ndërtim […]
Frikojuni Allahut për fenë e juaj në përgjithësi dhe për namazin e juaj në veçanti. Faleni namazin dhe përkujdesuni për të. Faleni me frikërespekt dhe me qetësi shpirtërore. Faleni atë në xhemat dhe nëpër xhami dhe përkujdesuni për të sinqerisht për arsye se ai është shtyllë e fesë dhe adresa e lumturisë. Namazi është drita […]
Allahu, azze ue xhel, na njoftoi se Kur’anin e zbriti për të përsiatur dhe për të vepruar me të: “Vallë, a nuk përsiatin ata për Kur’anin apo i kanë zemrat të kyçura?!”. (Muhamed: 24) Prandaj, duke iu bazuar këtij ajeti kur’anor në vazhdim me lejen e Allahut do të përsiasim një ajet prej ajeteve të […]
O ju njerëz, frikojuni Allahut dhe falënderoni Atë që ju pasuroi me hallall dhe ju largoi nga harami dhe ua bëri të lejuara gjërat që janë në dobinë e juaj për fenë dhe dynjanë dhe ju largoi nga ajo e keqja për arsye se ajo ua dëmton fenë dhe dynjanë e juaj. Ushqimi me gjëra […]