Probleme shpirtërore & shoqërore
Page: 44
Ngjarjen në vijim na e rrëfen familja e një plake, e cila në atë kohë i kishte arritur të tetëdhjetat dhe jetonte në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite. Plaka një ditë nga ditët ulet me disa gra, mirëpo e vërejti se ato kohën po e kalojnë në muhabete e thashetheme, në përgojim e bartje të […]
Një vajzë martohet për një djalë të devotshëm që quhej Ismail. Ai njihej si dijetar i madh, kishte marrë mësime nga imam Maliku, Allahu e mëshiroftë!, dhe nga fryti i kësaj martese të bekuar, u lind një djalë të cilin do ta emërtojnë me emrin Muhamed. Pas një kohe të shkurtër, Ismaili ndërron jetë dhe […]
Shejh Muhamed Husejn Jakupi, Allahu e ruajttë!, thotë: Nga njerëzit ka aso lloji që vjen dhe thotë: “Ndjehem tepër i lodhur!” Kur e pyet se ku qëndron problemi, ai të përgjigjet: “Nuk e di, më është ngushtuar shpirti!” E pyet se cila është arsyeja, por të përgjigjet: “Nuk e di, prekem shumë shpejt. Shpirti më […]
Suhejl ibën Amru, Allahu e mëshiroftë!, së bashku me gruan e tij ishin në udhëtim. Gjatë rrugës u ballafaquan me disa plaçkitës, të cilët ua morën të gjitha të hollat dhe ushqimin që e kishin me vete. Pas vjedhjes plaçkitësit ulen të hanë nga ushqimi që e vodhën, kurse Suhejlit ia tërhoqi vëmendjen udhëheqësi i […]
Para disa viteve, imami i një nga xhamive të qytetit u transferua në qytetin e Londrës dhe në javët e para të shpërnguljes së tij, udhëtonte me autobus nga shtëpia e vet e deri në qytetin tjetër. Një ditë, pasi që hipi në autobus dhe e pagoi çmimin e biletës, u ul dhe e vërejti […]
Doktor Halid el Xhubejri, Allahu e ruajttë!, i cili është një ndër kardiokirurgët më të mirë në Arabinë Saudite dhe njëkohësisht edhe thirrës në fenë e Allahut, na rrëfen dhe thotë: Në ora 18.45 më lajmëruan nga emergjenca se e kanë pranuar një grua e cila ishte goditur nga infarkti dhe më thanë se iu […]
Një ditë duke ecur rrugës, plaku rrëzohet dhe e humbë vetëdijen. Të pranishmit shumë shpejt e thirrën ndihmën e shpejtë dhe ata e morën dhe e dërguan shpejt në spital. Gjendja e tij nuk ishte aspak e mirë. Ndërkohë disa herë i riktheheshte vetëdija dhe secilën herë e përsëriste emrin e djalit të vet, atë […]
Një ditë prej ditësh në rrugë varet një letër, në të cilën shkruan: “I kam humbur njëzet dinarë. Ai që i gjen, shpresoj të m’i kthejë në adresën e filanit, banesën numër 76, sepse jetesa ime është e ulët dhe kam nevojë për to, në mënyrë që të blej bukë.” Një kalimtarit i erdhi shumë […]
Rrëfen një pilot i cili punon në kompaninë e aeroplanëve “Egypt Air” dhe thotë: Punoja në linjën e aeroplanit i cili fluturonte në relacionin Kajro-Tokio për tre muaj. Më pas, për dy muaj u largova nga ky relacion dhe fluturoja për në vende tjera. Deshi Allahu që pas një periudhe të kthehem prapë në të […]
Dr. Muhamed Hasani rrëfen dhe thotë: Para se të filloja ligjëratën time në Mekë, m’u afrua një njeri dhe më tha: “Shejh Muhamed Hasan, të betohem në Allahun, mos e thuaj asnjë fjalë para se të më dëgjosh!” “Urdhëro, o prindi im! Ulu afër meje!”, i thashë. Ai u ul pranë meje. […]