Lajme
Page: 116
Në kuadër të projektit “Përparim teknologjik në arsimin turk në Kosovë” për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme me arsim në gjuhën turke në mbarë vendin u shpërndanë tableta, raporton Anadolu Agency (AA). Shpërndarja e tabletave të premtuar nga ministri turk i Arsimit, Mahmut Özer gjatë vizitës që zhvilloi në Kosovë në muajin tetor, […]
Roja Bregdetare Turke në rajonet Çeşme, Dikili dhe Urla të qytetit Izmir shpëtoi 116 emigrantë të parregullt të kthyer prapa në ujërat e Turqisë nga elementët grekë, transmeton Anadolu Agency (AA). Në një deklaratë nga Komanda e Sigurisë Bregdetare thuhet se anija e sigurisë bregdetare u dërgua në zonë pas informacionit se një grup emigrantësh […]
Gjatë një operacioni të Policisë së Shqipërisë janë arrestuar 35 persona, mes tyre edhe një shtetas izraelit, në lidhje me një aktivitet kriminal në fushën e mashtrimeve kompjuterike që kishte të bënte më mashtrimin e shtetasve të huaj nëpërmjet rrjetit kompjuterik, transmeton Anadolu Agecy (AA). Në një deklaratë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së […]
Turqia dhe Katari ranë dakord që dy vendet të menaxhojnë në partneritet Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit, raporton Anadolu Agency (AA). Burimet diplomatike që kanë folur për gazetarin e AA-së kanë theksuar se mes delegacioneve të Katarit dhe Turqisë janë zhvilluar bisedime të ndryshme lidhur me menaxhimin e aeroportit nën partneritetin e dy vendeve. Mes kompanive […]
Seminari i Biznesit dhe Investimeve Turqi-Kosovë, i organizuar nga Bordi turk i Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë (DEIK), u zhvillua në Stamboll me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të botës së biznesit nga të dy vendet, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas një deklarate nga DEIK, në seminar morën pjesë zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, […]
Me organizim festiv është shënuar 70-vjetori i themelimit të Medresesë Alauddin në Prishtinë, raporton Anadolu Agency (AA). Medreseja filloi punën si medrese e ulët nga 1 nëntori 1951 deri në vitet 1962/63 ku më pas u avancua si shkollë e mesme e lartë dhe si e tillë vazhdon ende. Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës […]
Të paktën 70 persona janë zhdukur në rrëshqitjen e dheut që ndodhi në minierën e gurit të çmuar në veri të Mianmarit, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas lajmit të BBC-së mësohet se ka ndodhur një rrëshqitje dheu rreth orës 04:00 sipas kohës lokale në një minierë në rajonin Hpakant të provincës Kachin të Mianmarit. Të […]
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, njoftoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA) do të vazhdojnë dërgimin e ndihmave humanitare për Afganistanin, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas lajmit në Tolo News, Price në një konferencë për shtyp theksoi se SHBA-ja vepron si një lider globale në sigurimin e mbështetje humanitare për popullin afgan. […]
Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu, bëri të ditur se policia turke do të shërbejë në vendkalimet kufitare hungareze me Serbinë dhe Rumaninë si pjesë e protokollit të nënshkruar me Hungarinë, raporton Anadolu Agency (AA). Ministri Soylu, i cili ndodhet në kryeqytetin hungarez Budapest, u takua me homologun e tij Sandor Pinter. […]
Shiu i dendur ka shkaktuar përmbytje në qytetet me tenda të Idlibit në veriperëndim të Sirisë, ku jetojnë mijëra civilë në Idlib, raporton Anadolu Agency (AA). Shiu që zgjati gjithë natën përmbyti qytetet me tenda në vijën kufitare siriano-turke ku gjenden të strehuar civilë të zhvendosur me forcë. Mohammad Hallaj, Drejtor i Zyrës Koordinuese të […]