[There are no radio stations in the database]

Lajme

Page: 118

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së bashku delegacionin e Drejtorisë së Vakëfeve të Turqisë, kanë vizituar disa nga xhamitë e restauruara dhe xhamitë projektet e të cilave do të restaurohen gjate vitit të ardhshëm. Vizita në ditën e tretë të delegacionit nga Ankaraja në Kosovë, filloi në Pejë, atje ku vizituan […]

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, nëpërmjet një konference të jashtëzakonshme për media, ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona lidhur me vrasjen që ndodhi më 26 nëntor në Gllogjan të Komunës së Deçanit, transmeton Anadolu Agency (AA). Kurmehaj tha se tre personat janë të dyshuar për veprën penale të vrasjes […]

Numri i të vdekurve nga tornadot që goditën shtetin juglindor amerikan të Kentakit “ka gjasa të jetë rreth 70 deri 100”, tha guvernatori i këtij shteti të shtunën, transmeton Anadolu Agency (AA). Duke e përshkruar zonën si “të shkatërruar”, Andy Beshear në një konferencë për shtyp tha se shumë qarqe u prekën nga erërat e […]

Zelanda e Re do të ndalojë shitjen e duhanit për gjeneratën e saj të ardhshme, në një përpjekje për të hequr përfundimisht duhanin. Të gjithë të lindurit pas vitit 2008 nuk do të jenë në gjendje të blejnë cigare apo produkte duhani gjatë jetës së tyre, sipas një ligji që pritet të miratohet vitin e […]

Olaf Scholz bëri betimin si kancelar i ri i Gjermanisë, duke i dhënë fund mandatit historik 16-vjeçar të Angela Merkelit, transmeton Anadolu Agency (AA). Scholz është nga radhët e Partisë Socialdemokrate (SPD), parti e cila fitoi numrin më të madh të votave në zgjedhjet e përgjithshme të 26 shtatorit. Ai zyrtarisht u zgjodh kancelar nga […]

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka përfaqësuar sot kontinentin evropian në takimin e myftinjve, i cili është organizuar me ftesë të kryetarit të Këshillit të Fetvave të EBA-së, njëherësh kryetar i Forumit për Promovimin e Paqes në Botë, shejh Abdullah bin Beja. Në këtë takim morën pjesë myftinj nga shumë […]

Regjimi i Bashar al-Asadit pretendoi se Izraeli kreu një sulm ajror në portin e Latakias në Sirinë perëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA). Agjencia e lajmeve e regjimit të Asadit, SANA, bazuar në një burim ushtarak të ministrisë së mbrojtjes së regjimit, pretendoi se Izraeli ka kryer sulm ajror në portin e Latakias. Në lajm thuhet […]

Imami nga Kosova u shpreh se emisione siç janë Big Brother VIP, Perputhen, It’s my love etj janë emisione degjeneruese, shkatërruese, terrorizuese dhe kriminale. Përmes këtij postimi, ai kërkoi që të mbyllen këto programe. Postimi i plotë: “Krim nuk eshte vetem qe te vrasesh njerez me arme, krim eshte edhe te mundohesh qe tua shkaterrosh […]

Nën patronazhin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, shejh Abdullah bin Zayed al-Nahyan, dje, më 5 dhjetor, në Dubai, ministri i Tolerancës dhe Bashkëjetesës, shejh Nahyan bin Mubarak al-Nahyan, inauguroi fillimin e punimeve për Forumin e Tetë Ndërkombëtar për Promovimin e Paqes me temë “Qytetaria gjithëpërfshirëse nga ekzistenca e përbashkët në ndërgjegjen […]

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kafesë Turke, Instituti “Yunus Emre”- Shkodër, organizoi një aktivitet për promovimin e kafesë turke, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të institucioneve të ndryshme dhe qytetarëve, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas njoftimit nga instituti, aktiviteti ku u promovua dhe shijua kafeja turke, e cila zë vend në listën e UNESCO-s si […]


[There are no radio stations in the database]