[There are no radio stations in the database]

Lajme

Page: 139

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur shpërthime zjarri në fshatrat e Prizrenit, Suharekës dhe Shtimes, njofton Gazeta Sinjali. Sipas policisë, në fshatin Godanc i Epërm të Shtimes, është raportuar se në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në pyll mbi fshat. Kurse, në fshatin Studencan të Suharekës, raportohet se në rrethana të panjohura janë […]

Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të rëndohet. Në Përmet, dhjetëra kullota dhe hektarë tokë janë djegur në hyrje të fshatit Kutal. Deri rreth orës 21:20 raportohet të jenë djegur rreth 15 hektarë kullota dhe 2 hektarë pisha në një zonë të mbrojtur në Kutal, ku zjarrfikësja e ka të pamundur të shkojë me mjete. […]

Në Shqipëri janë riatdhesuar disa fëmijë të tjerë shqiptarë dhe disa gra shqiptare të cilët kanë qëndruar në kampe në Siri, pas një operacioni të kryer nën koordinimin e institucioneve të Shqipërisë dhe me mbështetjen e autoriteteve të Libanit, raporton Anadolu Agency (AA). Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me ministrin e Brendshëm të […]

Në zonat Manavgat dhe Akseki të qytetit Antalya vazhdon ndërhyrja ajrore dhe tokësore ndaj zjarreve pyjore, raporton Anadolu Agency (AA). Zjarret pyjore, të cilat filluan më 28 korrik në katër pika të ndryshme në Manavgat dhe në Akseki, vazhdojnë edhe në zonën Kepezbeleni. Zjarret të cilat po shuhen me vështirësi për shkak të efektit të […]

Shumë bashkatdhetarë tanë po përballen me pritje të gjata në pikë-kalimet kufitare me Serinë edhe sot, kur temperaturat e ajrit janë afër 40 gradë. Sipas të dhënave të fundit, Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (ora 18:19), derisa ka rënë fluksi i bashkatdhetarëve që po vijnë në Kosovë, është shtuar numri i atyre që kanë përfunduar […]

I riu që humbi jetën në një aksident gjatë zjarrit në rrethin Marmaris, në Muğla, po transportonte ujë tek zjarrfikësit si vullnetar, raporton Anadolu Agency (AA). Aksionet e shuarjes së zjarrit që shpërtheu dje në Şirinyer, në vendbanimin Armutalan dhe u përhap drejt vendbanimit Içmeler, po kryhen nga ajri dhe nga toka. Şahin Akdemir, 25-vjeç, […]

Në objektin e medresesë së mesme “Alauddin” në Prishtinë, te enjten u mbajt programi përmbyllës i kursit veror, i organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame Prishtinë. Së bashku me nxënësit, të pranishëm në këtë program ishin edhe prindërit e tyre. Këta të kënaqur, i dëgjuan disa pika recitimi, të përgatitura nga fëmijët e tyre. Ky […]

21 qytetarë nga Kosova të cilët pësuan lëndime në aksidentin që ndodhi me autobusin me targa kosovare të dielën në Kroaci, kanë arritur në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari” të martën mbrëma, raporton Anadolu Agency (AA). Familjarë të tyre kanë pritur deri sa ata kanë arritur në aeroport, ndërsa të organizuar me vetura personale […]

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Franco Federici. Në këtë takim, Myftiu Tërnava i uroi mirëseardhje gjeneralmajorit Federici, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme në misionin e tij. Ai më pas e njohu me punët dhe aktivitetet që zhvillon institucioni […]

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes ndaj ushqimit që e konsumojnë. Përmes një postimi IKSHPK ka njoftuar se duhet të kenë kujdes se ku konsumojnë ushqim dhe të shmangen nga konsumimi i mishit dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht, ushqimi që përmban vezë majonezë, […]


[There are no radio stations in the database]