Lajme
Page: 17
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave në rastin e sulmit terrorist që ndodhi vitin e kaluar në Banjskë, raporton Anadolu. Në mesin e personave që është ngritur aktakuzë është edhe Milan Radoiçiqi. Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka thënë se kanë ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin terrorist në […]
Zëdhënësi i KFOR-it, Koloneli Salvatore Mascoli, ka deklaruar se hapja e Urës së Ibrit duhet të ndodhë vetëm përmes dialogut dhe në koordinim me ndërkombëtarët. Ai ka thënë se KFOR-i është i fokusuar që të kontribuojë për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo […]
Zëdhënësi i KFOR-it është deklaruar për mundësinë e hapjes së urës mbi lumin Ibër. KFOR-i thotë se qëndrimi për çështjen e hapjes ka qenë transparent dhe konsistent gjatë gjithë kohës. “Për çështjen e hapjes së mundshme të urës së lumit Ibër në Mitrovicë për automjete, qëndrimi ynë ka qenë transparent dhe konsistent gjatë gjithë kohës. […]
Katër persona janë arrestuar mbrëmë në orët e vona në veri të Kosovës nën dyshimet se kanë sulmuar policinë e vendit, transmeton Anadolu. Sipas mediave lokale, bazuar në deklarata nga Policia e Kosovës, personat kanë ofenduar dhe sulmuar policinë e Kosovës. Policia ka thënë se të arrestuarve u është bërë testi i alkoolit, gjatë të […]
“Më shtrenjtë se në Amerikë”, qytetarët ankohen për çmimet e produkteve ushqimore Çmimet e disa produkteve ushqimore në vend vazhdojnë të ngritën vazhdimisht. Për këtë, ankohen qytetarët, të cilët shprehen se jeta e tyre po u rëndohet çdo ditë e më shumë me çmimet e larta, kjo për shkak të ardhurave të ulëta që ata […]
Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan, vuri në dukje se vendi i tij gjithmonë ka qenë në favor të zgjidhjes së problemeve, përfshirë edhe tensionin në Ballkan, përmes dialogut, paqes dhe negociatave, raporton Anadolu. “Kosova të jetë në paqe, Ballkani të jetë i qetë, kjo është strategjia jonë numër një”, u shpreh […]
Misioni i SHBA-së në NATO: Siguria dhe stabiliteti i Kosovës janë rëndësi strategjike Faqja e përfaqësisë së Ushtrisë së SHBA-së në NATO ka publikuar një njoftim për ushtarët-qytetarë amerikanë të cilët do të marrin rrugën për të shërbyer në Kosovë. Anëtarë të Gardës Kombëtare të Idahos do t’i bashkohen misionit të KFOR-it në Kosovë dhe […]
Sipas një vëzhguesi dhe aktivisti të të drejtave të njeriut, muslimanët Rohingya po përballen me rrezikun e humbjes së atdheut të tyre nëse komuniteti ndërkombëtar dështon ta trajtojë këtë çështje. Nay San Lwin, aktivist i të drejtave të popullit Rohingya dhe bashkë-themeluesi i Koalicionit të Lirë Rohingya, duke folur për Anadolu tha se pas zhvendosjeve […]
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se janë rihapur për qarkullimet pikat kufitare Merdarë dhe Bërnjak, transmeton Anadolu. Përmes rrjeteve sociale, ministri Sveçla njoftoi rihapjen e pikave kufitare me Serbinë, bllokimi i të cilave erdhi pas protestave të djeshme të organizuara në pjesën jugore të Serbisë nga disa […]
8-vjeçari, Uvejs Fetahu, nga fshati Kuk i Dragashit ka nevojë urgjente për ndihmë financiare për shërim jasht vendit. Uvejsi, vuan nga diagnoza ”Limforme akute limfoblastike T-call high risk” dhe familja e tij ka dal me apel për ndihmë, ku i duhen 90 mijë euro për trajtim në Turqi. Ai do të niset në Turqi ditën […]