Lajme
Page: 22
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e rrjetit social “TikTok” në institucionet publike të Kosovës, raporton Anadolu. Në mbledhjen e kabinetit qeveritar të Kosovës, gjatë prezantimit të kësaj pike të rendit të ditës, kryeministri Albin Kurti tha se Ministria e Brendshme ka propozuar ndalimin e përdorimit të TikTok-ut në institucione “me qëllim të […]
Rastet e racizmit në Francë u rritën me 32 për qind në vitin 2023, sipas një raporti të komisionit për të drejtat e njeriut, transmeton Anadolu. Toleranca për të gjitha grupet minoritare në Francë ra në vitin 2023, veçanërisht për komunitetin hebre, ndërsa muslimanët janë grupi më pak i toleruar, tha në një raport të […]
Gjatë punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë janë gjetur tri bomba gjermane të tipit SC-50 të Luftës së Dytë Botërore, transmeton Anadolu. Siç njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), pjesëtarët e së cilës u morën me gërmimin e vendit të dyshuar në fshatin Shakovicë, bombat do të demolohen sipas planifikimeve. “Bombat janë gjetur gjatë punimeve në […]
Të kapluar nga emocionet dhe me lotë gëzimi, u panë sonte haxhilerët e Kosovës në Aeroportin e Prishtinës, teksa u kthyen nga vendet e shenjta. Në orët e mbrëmjes të së martës, një numër i konsideruar i haxhilerëve nga Kosova u kthyen në vendlindje. Ata së bashku me haxhilerët e tjerë nga e mbarë bota […]
Sipas një grupi udhëheqës i të drejtave të njeriut në Gjermani, komuniteti musliman në vend po përballet me racizëm dhe diskriminim në rritje, transmeton Anadolu. Güzen Ceylan nga Aleanca kundër Islamofobisë dhe Urrejtjen Anti-Muslimane (CLAIM) tha se “po shohim një rritje alarmante të sulmeve dhe diskriminimeve anti-muslimane”. “Në vitin 2023, ne kemi dokumentuar të paktën […]
Organizata ndërkombëtare joqeveritare me qendër në Britani të Madhe, “Save the Children” njoftoi se rreth 21 mijë fëmijë palestinezë janë zhdukur në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. Në deklaratën e “Save the Children” thuhet se numri i fëmijëve të ndarë nga familjet e tyre është rritur për shkak të sulmeve në rritje të Izraelit në […]
Parregullsitë të cilat po i shohin në terren, po i raportojnë. Së fundmi, qytetarët e komunitetit serb në komunat veriore, kanë filluar bashkëpunimin me Policinë e Kosovës. Ata po i lajmërojnë rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, përfshirë edhe rastet e rrahjeve mes grupeve. E kjo po ndikon pozitivisht në punën e zyrtarëve […]
Sot, rreth orës 16:40, është raportuar për një aksident të rëndë trafiku me pasojë fataliteti, që ka ndodhur në dalje të Mitrovicës në rrugën nacionale Mitrovicë – Leposaviq. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete: një veturë, një kamionetë dhe një motoçikletë. Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës […]
Pas përfundimit të haxhit, haxhilerët tanë janë zhvendosur në qytetin e ndritshëm të Medinës. Ata përgjatë ditëve që do të qëndrojnë aty, do të kenë mundësi ta vizitojnë e të bëjnë ibadet në Xhaminë e Pejgamberit a.s., si dhe do të vizitojnë vendet historike dhe xhamitë e rëndësishme të Medinës.
Prototipi i parë i makinës ushtarake shqiptare “Shota”, është prezantuar në panairin ndërkombëtar EUROSATORY që po mbahet në Paris. Shqipëria merr pjesë për herë të parë e përfaqësuar nga një kompani 100% shqiptare në këtë panair, ku marrin pjesë rreth dy mijë kompani nga e gjithë bota. Ky konsiderohet një moment i rëndësishëm nga Ministri […]