[There are no radio stations in the database]

Lajme

Page: 26

Policia e Kosovës, pas informatave inteligjente në një shtëpi në fshatin Isev të Poshtëm të Komunës së Leposaviqit ka gjetur dhjetëra uniforma të policisë së rregullt dhe asaj speciale serbe, transmeton Anadolu. Në një reagim në rrjetet sociale, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se “mekanizmi terrorist i Serbisë në veri të Republikës së Kosovës […]

Një foshnjë shtatëmuajshe ka vdekur në Dei ral-Balah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës për shkak të kequshqyerjes dhe mungesës së ilaçeve, raporton Anadolu. Zyrtarët shëndetësorë, që dëshiruan të mbesin anonimë, thanë se bëhet fjalë për foshnjën Fayiz Abu Ataya që vdiq për shkak të mungesës së ushqimit, ilaçeve dhe kujdesit adekuat shëndetësor, që […]

Koalicioni i organizatave joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, i cili përfaqësohet nga 34 organizata, ka mbajtur një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës duke ngritur alarmin për veprim nga Komunat, Qeveria dhe Kuvendi se “shërbimet për fëmijë po mbyllen”, raporton Anadolu. Sipas organizatorëve të këtij tubimi, aktiviteti u bë me qëllim […]

Në ambientet e Fakultetit të Studimeve Islame u mbajt ceremonia e absolventiadës për 20 studentë, të gjeneratës së 29-të. Në këtë ceremoni, përveç studentëve dhe profesorëve të FSI-së, pjesëmarrës ishte edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë. Djem dhe vajza që studiuan për katër vjet me radhë përmbyllën sot […]

Bashkësia Islame e Kosovës po synon të blejë një pronë në Luginë të Preshevës. Për të arritur këtë synim BIK po kërkon ndihmën e të gjithë vullnetmirëve, pasi investimi kap vlerën e rreth gjysmë milioni euro. Nga Bashkësia Islame në Preshevë kanë dhënë detaje rreth kësaj nisme. Për herë të parë, institucionet fetare të Republikës […]

Është hapur në Çagllavicë të Prishtinës, panairi i përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2024” me pjesëmarrje të rreth 100 kompanive vendore dhe atyre ndërkombëtare, raporton Anadolu. Panairi i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës i cili do të jetë i hapur për tre ditë me radhë në “Prishtina Business Center” në Çagllavicë, vjen me një gamë të […]

Drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell, kërkoi “t’i jepet fund vrasjes së pakuptimtë të fëmijëve” pas sulmit ajror izraelit mbi tendat që strehonin njerëzit e zhvendosur në Rafah, raporton Anadolu. “Imazhet e fëmijëve të djegur dhe familjeve që dalin nga tendat e bombarduara në Rafah na tronditin të gjithëve. Vrasja e raportuar e fëmijëve të […]

Kuvendi i Kosovës ka marrë statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, transmeton Anadolu. Në takimin e Asamblesë që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, shumica e vendeve kanë votuar për avancimin e Kosovës në këtë organizatë, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende tjera kanë abstenuar. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, […]

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), vendi pritet t’i ketë rreth 1.6 milionë banorë me regjistrimin e ri të popullsisë apo rreth 150 mijë më pak se sa në regjistrimin e fundit të vitit 2011, raporton Anadolu. Në konferencën e fundit për media, ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, vlerësoi se […]

Një numër i madh kolonësh izraelitë të paligjshëm hynë me forcë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar sot, transmeton Anadolu. Agjencia shtetërore e lajmeve Wafa tha se të paktën 115 kolonë të paligjshëm bastisën kompleksin nga zona e Portës Al-Mugharbah, në perëndim të xhamisë. Shumë besimtarëve palestinezë iu ndalua hyrja në […]


[There are no radio stations in the database]