Lajme
Page: 28
Ushtarët turq që shërbejnë në kuadër të Forcës Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) vazhdojnë aktivitetet e tyre për të garantuar sigurinë në vend, raporton Anadolu. Në kuadër të turit mediatik të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes, një grup gazetarësh nga Türkiye vëzhguan aktivitetin patrullues të komandove turke në pikën zero të […]
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është dërguar në spital pasi u qëllua me armë dhe mbeti i plagosur, transmeton Anadolu. Sipas agjencisë së lajmeve TASR, incidenti ndodhi kur një sulmues qëlloi disa të shtëna para Shtëpisë së Kulturës në qytetin qendror Handlova, ku po mbahej një mbledhje e qeverisë. Agjencia TASR raportoi se sulmuesi u […]
Është hapur në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, edicioni i 23-të i Panairit Ndërkombëtar “EXPOKOS”, raporton Anadolu. Ky panair i cili për 23 vjet nxit rritjen dhe inovacionin në sektorët e ndërtimit, energjisë, makinerisë, mbrojtjes e sigurisë, promovon bashkëpunimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili mori pjesë në hapjen […]
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë gatishmëri për të bërë kompromise për të arritur dakordim për çështjen e pagesave me para të gatshme në Kosovë, pas dështimit të takimit të shtatë të palëve për çështjen e dinarit në Bruksel, transmeton Anadolu. Në një deklaratë për media të lëshuar nga zyra […]
Me pikillim ne zemër, por te pajtuar me caktimin e Allahut ju informojme se Hoxha Mulla Jakup (Imer) Muamedi kaloi ne ahiret sot e martë 14.05.2024 ne moshen 72vjeçare. Namazi i xhenazes ne Gjermani falet me namazin e ikindisë ne adresen: Islamisches Zentrum München Wallnerstrasse. 1 80939 München Varrimi do të bëhet nesër (e mërkurë, […]
Lufta e Izraelit në Rripin e Gazës po lë dhjetëra mijëra gra shtatzëna të përballen me kushte të tmerrshme sanitare dhe rreziqe shëndetësore, paralajmëroi sot agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, transmeton Anadolu. “Më shumë se 150.000 gra shtatzëna po përballen me kushte të tmerrshme sanitare dhe rreziqe shëndetësore në mes të zhvendosjeve dhe […]
Ballkani Perëndimor ka një mesatare më të lartë se sa Evropa të personave të cilët humbin jetën në rrugë, u tha gjatë një organizimi për promovimin e udhëzimeve për sigurinë në rrugë, raporton Anadolu. Në aktivitetin e organizuar nga Sekretariati i Përhershëm i Komunitetit të Transportit, mori pjesë ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë […]
Nën organizimin e DIJANET-it të Turqisë, në Stamboll, po mbahet Samiti konsultativ i ulemave islamë, në të cilin po marrin pjesë delegacione nga e mbarë bota. Hapja e këtij Samiti u bë në Pallatin “Dolmabahçe” në Stamboll, me fjalën hapëse të presidentit të Turqisë, z. Rexhep Tajip Erdogan. Ai shprehu kënaqësinë e tij për pritjen […]
Çmimi i bukës ka shkuar deri në 60 centë në disa furra në Prishtinë dhe në disa komuna të tjera në vend. Për këtë shtrenjtim, ankohen qytetarët, derisa furrtarët arsyetojnë rritjen e çmimeve për produktet e bukës. Por nga Shoqata e Mullisëve vlerësojnë se ky çmim nuk ka pasur nevojë të rritet. KosovaPress ka siguruar […]
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha sot se qeveria e tij ka ndaluar gjithë tregtinë me Izraelin, që kap vlerën në rreth 9.5 miliardë dollarë, raporton Anadolu. Duke folur me gazetarët pas namazit të xhumasë në Istanbul, presidenti turk shtoi se ata e kanë “mbyllur derën” në tregtinë me Izraelin për shkak të sulmeve në […]