Lajme
Page: 30
Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”. Akademia synon të trajnojë imamë predikues fetarë që kthehen pas studimeve nga vende të ndryshme. Ky program do të jetë në shërbim të të gjithë të diplomuarve jashtë vendit që njohuritë e tyre duan t’i shpërndajnë në Kosovë. Në […]
Zvicra tha sot se ka ftuar mbi 160 delegacione nga e gjithë bota për të marrë pjesë në konferencën e paqes për Ukrainën që do të mbahet në qershor me kërkesë të Kievit dhe në të cilën Rusia nuk është ftuar, transmeton Anadolu. Departamenti Federal i Punëve të Jashtme në një deklaratë për shtyp tha […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kërkesat e Bashkimit Evropian (BE) për heqjen e masave të vendosura ndaj saj, raporton Anadolu. Kryeministri Kurti në mbledhjen e Këshillit Ministror për Integrim Evropian ka theksuar se këto masa duhet të largohen. “Masat që janë në fuqi ndaj Kosovës, bien […]
Institucionet e Bashkimit Evropian (BE), ranë dakord për krijimin e një fondi prej 6 miliardë eurosh për të forcuar marrëdhëniet ekonomike me vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton Anadolu. Këshilli i Evropës njoftoi se një marrëveshje u arrit për krijimin e Fondit të Reformës dhe Rritjes i cili u negociua mes vendeve anëtare dhe Parlamentit Evropian […]
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se beson që vendi i tij do të anëtarësohet në NATO vetëm pasi të fitojë luftën kundër Rusisë, raporton Anadolu. Teksa vizitoi Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në kryeqytetin Kiev së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Zelenskyy tha: “Për mendimin tim personal, ne do të jemi në […]
Fëmijët palestinezë u mblodhën në pjesën qendrore të Rripit të Gazës për të shprehur mirënjohjen ndaj studentëve të universiteteve amerikane në mes të ofensivës së vazhdueshme të Izraelit, raporton Anadolu. “Faleminderit studentëve të guximshëm në universitetet amerikane” dhe “Faleminderit që qëndroni me Gazën”, shkruanin disa pankarta të valëvitura nga fëmijët në qytezën Deir al-Balah. “Ne […]
Shpërndarja e ushqimeve dhe furnizimeve të tjera humanitare në Gaza u përmirësua në prill, por nuk është aspak e mjaftueshme për të parandaluar urinëë, tha kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë. “Është e vërtetë që ka më shumë furnizime që vijnë gjatë muajit prill, por kjo është ende larg nga e mjaftueshme për […]
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK), do të protesojë të mërkurën. Tubimi i protestuesve do të bëhet nga ora 10 e 30 deri në 11 në oborrin e Biblotekës Kombëtare. “Në orën 11 fillon marshimi drejt MASHTI-t. Protestuesit këtu ndalën 5 minuta e pastaj vazhdojnë në koristë në anën e […]
Nga opozita fajësojnë pushtetin për moskoordinim me aleatët, derisa Lëvizja Vetëvendosje kërkon heqjen e tyre për shkak se që nga fillimi ishin të padrejta. Janë bërë afër një vit, që kur Kosova është sanksionuar nga Bashkimi Evropian. Deri te ky veprim erdhi si pasojë e tensioneve që ishin shkaktuar në veri të vendit, me zgjedhjen […]
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Bëhet e ditur se gjatë kësaj bisede Scholz theksoi mbështetjen e Qeverisë Federale për integrimin evropian të Kosovës dhe rikujtoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. […]