[There are no radio stations in the database]

Lajme

Page: 42

Të paktën 100 persona kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të Izraelit ndaj qytetit Rafah në kufirin e Gazës me Egjiptin, ku Izraeli i detyroi të zhvendosen duke pretenduar se ishte një zonë e sigurt, transmeton Anadolu. Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të Palestinës, WAFA, zyrtarët […]

Mijëra qytetarë nga komuniteti serb në Kosovë janë mbledhur për të protestuar në Mitrovicë të Veriut duke kundërshtuar Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) e cila e ndalon operimin me dinarin serb në Kosovë, raporton Anadolu. Qytetarët të cilët u mblodhën në sheshin kryesor të qytetit të Mitrovicës së Veriut mbajtën disa […]

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka parë nga afër punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, ku edhe është betonuar një pjesë e pllakës së kësaj xhamie. Ai u njoh për së afërmi me ecurinë e punimeve në ndërtimin e kësaj xhamie. Gjatë kësaj vizite, bashkë me Myftiun Tërnava ishte […]

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, transmeton Anadolu. Këtë vizitë në ambasadën kosovare, Kurti e ka zhvilluar pas një takimi rajonal me udhëheqës të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian, të organizuar nga Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung (FES). Aty kryeministri Kurti u prit nga Ambasadori i Republikës së […]

Türkiye ka vazhduar të dërgojë ndihma humanitare në Libi, ku përmbytjet shkatërruese kanë lënë të vdekur mijëra njerëz, raporton Anadolu. Anijet e marinës turke “TCG Sancaktar” dhe “TCG Bayraktar” fillimisht dërguan pajisje të nevojshme dhe materiale të ndihmës humanitare në Libi, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes. “Pas këtyre dy anijeve, […]

Komisioni Etiopian për të Drejtat e Njeriut (EHRC) ka njoftuar se të paktën 30 refugjatë kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja në rajonin Gambella të Etiopisë dhe ka bërë thirrje për rifillimin e menjëhershëm të ndihmës ushqimore të nevojshme për të gjitha komunitetet e refugjatëve, raporton Anadolu. Në këtë rajon janë strehuar rreth 400 mijë […]

Qeveria e Unitetit Kombëtar të Libisë, njoftoi se në rajonet e prekura nga përmbytjet në lindje të vendit infrastruktura është dëmtuar 70 për qind, ndërsa ajo e institucioneve arsimore 95 për qind, transmeton Anadolu. Në faqen Facebook “Qeveria jonë” u publikua deklarata e Kreut të Shërbimit Emergjent të Administratës së Rrugëve dhe Urave të Ministrisë […]

Një grup prej 12 myslimanësh amerikanë, duke përfshirë një kryetar bashkie për një kohë të gjatë të Nju Xhersit, paditi Departamentin e Drejtësisë të hënën në një përpjekje për t’i dhënë fund përdorimit të një liste të fshehtë të vëzhgimit të FBI-së që ata e përshkruajnë si një “regjistër de facto myslimanësh”. Padia, e depozituar […]

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dërgoi 17 kamionë me ndihma humanitare në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë pas ndërprerjes prej 2 muaj e gjysmë, raporton Anadolu. 17 kamionë që transportonin ndihma të OKB-së kaluan përmes portës kufitare Cilvegözü në rrethin Reyhanlı të Hatayit të Türkiye-s. Ndihma përfshin artikuj shkolle, ushqim, strehim, furnizime shëndetësore […]

Beteja për t’u ardhur në ndihmë të mbijetuarve dhe për të lokalizuar të vdekurit, vijon’pa u ndalur në Libinë e gjunjëzuar nga përmbytjet shkatërruese. Një tjetër sfidë është identifikimi i trupave, shumica e të cilëve kanë qëndruar në ujë për ditë të tëra dhe janë tani të pa identifikueshëm. Më shumë se 10 mijë vetë […]


[There are no radio stations in the database]