Lajme
Page: 60
Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se sot, më 23 mars 2023, ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare ish-sekretari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Jashar ef. Jashari. Varrimi i rahmetliut do të bëhet nesër, ditë e premte, më 24 mars 2023, pas namazit të ikindisë, në varrezat e qytetit të Prishtinës. Lusim […]
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se muaji i bekuar Ramazan fillon ditën e enjte, më 23 mars 2023. Me rastin e fillimit të muajit Ramazan, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetve dhe solidaritet […]
Në prag të muajit të Ramazanit Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit- Xhamia e Re në Lubizhdë, organizoi program festiv dhe ceremoni solemne me rastin e mbarimit të Hatmes, nga 26 nxënës. Imami i xhamisë, Amir Ademi falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre, e në mënyrë të veçantë prindërit për interesimin dhe bashkëpunimin e […]
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi” Dje, në varrezat e fshatit Maxhunaj, me praninë e shumë hoxhallarëve dhe xhematit të shumtë, pas namazit të ikindisë, u varros imami i xhamisë “Haxhi Ejup” të Vushtrrisë, Hajrullah ef. Musa, i cili ndërroi jetë në moshën 40 vjeçare. Biografi e shkurtër Hajrullah ef. Musa lindi […]
Çmimet e naftës përjetuan një luhatje në një treg shumë të paqëndrueshëm duke shënuar rënie prej rreth 10 për qind në përfundim të kësaj jave, me frikën se kriza globale bankare do të rëndonte perspektivat e kërkesës, raporton Anadolu. Standardi i naftës së papërpunuar ndërkombëtare Brent u tregtua me 74,73 dollarë për fuçi në orët […]
Radio Televizioni Pendimi gjatë ditës së sotme ka bërë publikimin e Vaktiave të Ramazanit për shtetët si: Kosovë, Shqipëri, Zvicër, Austri dhe Gjermani. Këto vaktia ju mund ti shkarkoni në formatin PNG gjithashtu nese dëshironi ti printoni edhe në formatin PDF. KLIKO KËTU DHE SHKARKO VAKTIAT PËR SHTETIN TUAJ ! Ditëve në vazhdimë ne do të […]
Në prag të muajit Ramazan, Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” dhe Qendra e Mbretit Selman nga Mbretëria e Arabisë Saudite, kanë filluar shpërndarjen e 2400 pakove ushqimore, të cilat janë të dedikuara për familjet nevojtare. Ky aksion gjigant ka filluar sot në kryeqytet, ku u shpërndanë pako ushqimore dhe miell për këto familje, ndërsa aktivitete të […]
Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, i shoqëruar nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë, Hetem ef. Sopjani, kanë vizituar Qendrën Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë, në të cilën u mirëpritën nga imami, njëherësh kryetari i kësaj Qendre, Fehim ef. Abazi. […]
Më 11 mars 2023, Qendra Islame Shqiptare në Renens, me një program të begatshëm kujtoi historinë e themelimit dhe rrugëtimit të saj brenda tri dekadave. Në këtë eveniment mori pjesë edhe delegacioni i BI-së së Kosovës, i përbërë nga Ekrem ef. Simnica, drejtor i Diasporës në Kryesinë e BIK-ut dhe Hetem ef. Sopjani, kryetar i […]
Nën organizimin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Vitisë, sot, në një atmosferë festive me këndimin e tekbireve, në fshatin Sadovinë të Jerlive, u përurua xhamia e re. Ky manifestim, ashtu siç e do rendi, filloi me leximin e pjesëve nga Kurani fisnik. Në këtë manifestim morën pjesë besimtarë të shumtë të fshatit dhe prijësit […]