[There are no radio stations in the database]

Lajme

Page: 7

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një ceremoni të veçantë ka ndarë Dekorata Presidenciale, për personalitete të shquara vendore dhe ndërkombëtare të cilët kontribuan për lirinë e Kosovës dhe ata që vazhdojnë ta ndihmojnë ecjen e shtetit përpara, raporton Anadolu. Në fjalën e saj në këtë ceremoni të mbajtur me rastin e përvjetorit të 17-të […]

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Bashkimi Evropian (BE) heqjen e masave të vendosura ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, transmeton Anadolu. Në draft-raportin e parlamentit është shkruar se këto masa nuk janë më të arsyeshme dhe janë në kontradiktë me përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave evropiane. “Ftojmë për heqjen e menjëhershme të masave të […]

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi” Njoftojmë besimtarët dhe opinionin e gjerë se sot, më 19 shkurt 2025, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë imami i xhamisë së fshatit Orllan, Shefqet ef. Pajaziti. Varrimi i rahmetliut do të bëhet sot, më 19 shkurt 2025, në varrezat e fshatit Orllan, te kulla […]

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka uruar -residenten Vjosa Osmani me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, transmeton Anadolu. Siç njofton Zyra e Presidentes, në mesazhin e tij, Erdoğan i ka shprehur Osmanit dhe popullit të Kosovës urimet më të përzemërta në emrin e tij dhe të kombit turk, duke ritheksuar lidhjet historike, […]

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut është përfshirë këtë mëngjes nga reshjet e dendura të borës, raporton Anadolu. Në Maqedoninë e Veriut vazhdon të mbajë moti i ftohtë, me temperaturat që bien nën zero në orët e mbrëmjes. Reshjet e borës kanë vijuar nëpër zonat malore, por këtë mëngjes, bora mbuloi edhe luginën e Shkupit. Sipas […]

Ushtria dhe Policia e Kosovës kanë parakaluar nëpër sheshet e Prishtinës për nder të 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, raporton Anadolu. Në parakalimin e njësive ushtarake dhe policore të Kosovës në sheshin “George Bush”, në kryeqytet, në prani të krerëve të institucioneve morën pjesë edhe shumë qytetarë për të parë kapacitetet e sigurisë dhe mbrojtjes […]

Shteti më i ri në Evropë, Kosova, ka mbushur 17 vjet nga shpallja e pavarësisë nga Serbia më 2008 duke u bërë shtet sovran, me institucione të pavarura dhe me simbole unike shtetërore në Ballkanin Perëndimor, raporton Anadolu. Kosova vazhdon të përballet me sfidat e saj të jashtme dhe të brendshme edhe pas 17 vjetësh […]

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan, në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut, që po mbahet në qytetin gjerman, raporton Anadolu. Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, do të flasë në një panel mbi “Perspektivat për tranzicionin e Sirisë”, […]

Radio Televizioni Pendimi gjatë ditës së sotme ka bërë publikimin e Vaktiave të Ramazanit për shtetët si: Kosovë, Shqipëri, Francë, Zvicër, Austri dhe Gjermani.  Këto vaktia ju mund ti shkarkoni në formatin PNG gjithashtu nese dëshironi ti printoni edhe në formatin PDF. Ditëve në vazhdimë ne do të publikojmë edhe vaktiat e shteteve tjera, nese […]

Ashtu siç ju kemi informuar se do të bëhet hapja zyrtare e Shkollës Shqipe, ajo edhe ndodhi. Të pranishëm në hapjen zyrtare të Shkollës ishte Shkëlqësia e tij, Konzulli i nderuar i Konzullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stuttgart z. Hamdi Bërbatovci dhe stafi konzullor, Mësuesja e Shkollës „Ardhmëria“ znj. Egzona Mustafa, organizatori […]


[There are no radio stations in the database]