[There are no radio stations in the database]

Lajme

Page: 73

Zëvendëskryetari i Dijanetit të Turqisë, dr. Selim Argun, vizitoi Fakultetin e Studimeve Islame, ku u prit nga dekani i këtij Fakulteti, dr. Islam Hasani, i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe e falënderoi për vizitën. Dr.Selim Argun, mbajti një ligjeratë para studentëve të FSI-së me temë: “Vakëfet në qytetërimin islam nga e kaluara në të ardhmen”. […]

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim zëvendëskryetarin e Dijanetit të Turqisë, prof. Selim Argun, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me historikun dhe organizimin e institucionit të BIK-ut, si dhe me sfidat me të cilat po ballafaqohet BIK-u. Myftiu […]

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava së bashku me zëvendëskryetarin e Dijanetit të Turqisë, Selim Argun, panë nga afër punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Myftiu i Kosovës e njohu për së afërmi zv/kryetarin e Dijanetit për punimet e ndërtimit të xhamisë, për pamje që do të merr pas ndërtimit kjo […]

Pas situatës së krijuar në veri të Kosovës ka reaguar edhe KFOR-i duke kërkuar nga institucionet e Kosovës dhe Serbisë që çështjet t’i zgjedhin përmes dialogut. Në njoftimin e KFOR-it thuhet se rruga e vetme drejt paqes së qëndrueshme është që Beogradi dhe Prishtina të zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një […]

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet, që parashihet të kryhen nesër. Për shkak të këtyre punimeve, disa vende do të mbesin pa energji-elektrike. Njoftimi i KEDS: 13.12.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Pejë 1. TS 110/10kV Klina do të ndërprehet: Dalja 10 kV Dresniku (kodi: 52000007) nga ora 09:00 deri në ora […]

Kryebashkiakja e sapo inauguruar e Los Angelesit, Karen Bass të hënën shpalli zyrtarisht gjendjen e jashtëzakonshme për të pastrehët si veprimin e saj të parë në zyrë, transmeton Anadolu Agency (AA). Karen Bass, gruaja e parë e zgjedhur në krye të qytetit të dytë më të madh të SHBA-së, u betua në detyrë të dielën. […]

Franca është “shumë e shqetësuar” për situatën në veri të Kosovës, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) të Francës, transmeton Anadolu Agency (AA). “Franca është shumë e shqetësuar për situatën në veri të Kosovës dhe dënon fuqishëm sulmin e papranueshëm ndaj misionit të EULEX-it në Kosovë dhe të gjitha aktet […]

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, transmeton Anadolu Agency (AA). Siç njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës, takimi ishte në kuadër të vizitës së paralajmëruar të Këshilltarit të lartë […]

Situata është e qetë, por barrikadat me automjete të rënda në disa prej rrugëve që çojnë në dy pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, në Jarinje dhe Bërnjak, vazhdojnë të pengojnë lëvizjen e lirë në pjesën veriore të Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA). Me gjithë thirrjen e autoriteteve shtetërore kosovare por edhe bashkësisë ndërkombëtare një […]

Pjesa veriore e Kosovës vazhdon të mbetet e bllokuar, dy ditë pas vendosjes së barrikadave nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq. Të shtunën mbrëma pati edhe incidente, ku serbët shkëmbyen zjarr me policinë, si dhe rrezikuan sigurinë e gazetarëve që po raportonin nga afër barrikadës së vendosur në Rudarë, pasi […]


[There are no radio stations in the database]