Lajme
Page: 83
Nën organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Dijanetit të Turqisë është realizuar vizita 7 ditore e Departamentit të Gruas në qytetin e Stambollit dhe Bursës. 47 mualime të udhëhequra nga znj.Vaxhide Bunjaku brenda kësaj periudhe kohore patën mundësi të vizitojnë objekte të ndryshme kulturore e fetare. Ato fillimisht u pritën në Stamboll nga përfaqësues […]
Është bërë fenomen në rrjetin social TIK TOK. Khaby Lame, 22-vjeçari i cili u shndërrua në një personazh shumë të dashur. Ai njihet për publikimin e videove duke u tallur me përdoruesit e tjerë që bëjnë gjëra të parëndësishme në mënyrë të komplikuar, teksa ai i zgjidh ato në mënyra të thjeshta. Italo-senegalezi ka mbi […]
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u shpreh se zbulimi i varreve të reja masive në Ukrainën lindore është një tjetër kujtesë rrëqethëse e trashëgimisë së Kremlinit në vendin e shkatërruar nga lufta, transmeton Anadolu Agency (AA). “Kjo është pjesë tmerruese e historisë që vazhdon. Sa herë që shohim valën ruse të largohet nga pjesët […]
Kryetari i Bashkësisë Islame, Myftiu Naim ef. Tërnava, mori pjesë sot në vënien e gurthemelit të xhamisë në fshatin Dobërdol të Podujevës. Ai duke uruar banorët, falenderoi edhe donatorin për këtë gjest të madh dhe u shpreh tejet i lumtur që dita-ditës po ndërtohen xhami të reja, ku besimtarët mund të kenë mundësi t’i kryejnë […]
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, ka pritur dje në selinë e tyre një grup turistësh nga Franca. Ata janë pritur nga drejtori i “Bereqetit”, z. Behxhet Ajvazi, i cili i njohu mysafirët me historikun dhe veprimtarinë e shoqatës me theks të veçantë për veprimtarinë e tyre humanitare jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj. Mysafirët […]
Në fshatin Klinë e Poshtme të komunës së Skenderajt është bërë sot hapja solemne e “Xhamisë së Haxhilerëve” ku morën pjesë një numër i madh i të pranishmëve. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili u shpreh tejet i lumtur për ndërtimin e kësaj […]
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka vizituar sot Ambasadën e Britanisë së Madhe, për të shprehur ngushëllime, me rastin e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, ku u prit nga ambasadori Nicholas Abbott.
Në Nigeri këtë vit të paktën 190 fëmijë humbën jetën nga epidemia e fruthit, transmeton Anadolu Agency (AA). Drejtori i Qendrës së Nigerisë për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC), Dr. Ifedayo Adetifa në konferencën javore për media deklaroi se epidemia e fruthit është përhapur në 36 provinca si dhe në kryeqytetin Abuja. Duke theksuar se epidemia […]
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit ka njoftuar se 50 ushtarë të vendit ranë dëshmorë ditët e fundit në provokimet e Armenisë, transmeton Anadolu Agency (AA). “Gjithsej 50 persona nga personeli ushtarak i Forcave të Armatosura ranë dëshmorë përderisa parandalonin provokimet në shkallë të gjerë”, tha ministria. Azerbajxhani ditët e fundit ka akuzuar Armeninë për “provokime […]
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga drejtori i Financave në Kryesinë e BIK-ut, Islam ef. Hasani, kanë vizituar sot Ambasadën e Kosovës në Holandë, në të cilën u mirëpritën nga ambasadori z. Dren Doli. Ambasadori Doli falenderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe çmoi lart kontributin, punën dhe aktivitetet […]