[There are no radio stations in the database]

Lajme

Page: 87

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim ambasadorin e Katarit në Tiranë, Ali bin Hamad al-Marri, i shoqëruar nga sekretari i dytë, Abdulaziz Muhamed al-Sahli. Myftiu Tërnava fillimisht falënderoi ambasadorin për punën dhe për kontributin e tij për rritjen e bashkëpunimit dhe për thellimin e miqësisë ndërmjet […]

Tash e një javë disa qytetarë të Kosovës, vullnetarisht po merren me iniciativën e shpërndarjes së ujit. Kjo iniciativë e quajtur “Ujë për jetë” zhvillohet për të katërtin vit me rradhë, e kjo gjë po i bën të ndihen mirë aktivistët e këtij organizimi. Aktiviteti u zhvillua në disa qytete të Kosovës si në Prizren, […]

Një tërmet me fuqi prej 7 ballë sot ka goditur rajonin Abra të Filipineve, ku si pasojë ndodhi rrëshqitje dheu dhe u dëmtua infrastruktura, transmeton Anadolu Agency (AA). Instituti filipinas për vullkanologji dhe sizmologji tha se nuk ka informacione për viktima, por se priten lëkundje të reja dhe dëme materiale. Këshilli kombëtar për kontroll dhe […]

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar edhe nga drejtori i Diasporës së BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, ka pritur sot në takim kryetarin e Unionit Shqiptar Mysliman në Austri, Vahidin Behlulin. Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin Behluli për vizitën dhe për angazhimin e tij dhe të Unionit Shqiptar për mbarëvajtjen e […]

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi” Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë, se sot, më 25 korrik 2022, ka ndërruar jetë mulla Nazmi ef. Sylejmani. Varrimi i rahmetliut do të bëhet sot, më 25 korrik 2022, në kohën e namazit të ikindisë, në varrezat e fshatit Topanicë të komunës së Kamenicës. […]

Türkiye u kërkon aleatëve të saj të NATO-s që të japin mbështetjen e tyre në luftën kundër organizatave terroriste, përfshirë PKK-në dhe Organizatën Terroriste FETO, derisa ato të eliminohen plotësisht, tha sot Këshilli i Sigurisë Kombëtare i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA). Në një deklaratë pas seancës treorëshe, e cila u mbajt në kryeqytetin Ankara […]

Administrata e Porteve të Ukrainës njoftoi se karvanët e drithit kanë filluar të formohen në portet në Odessa, Chornomorsk dhe Yuzhny, pas marrëveshjes së arritur në Türkiye këtë javë për rifillimin e eksporteve të drithërave, transmeton Anadolu Agency (AA). Në deklaratën e bërë nga Administrata e Porteve, thuhet se në lidhje me nënshkrimin e nismës […]

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në provincën Fars në jug të Iranit, ndërsa tre persona janë zhdukur, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Iranit IRNA, drejtori i menaxhimit të krizave në provincën Fars, Khalil Abdullahi, në një deklaratë në lidhje me fatkeqësinë e përmbytjeve pas shiut të […]

Bashkësia Islame e Kosovës përmes disa fotografive ka njoftuar për punimet që po bëhen në vendin ku do të ndërtohet Xhamia Qendrore. “#Xhamia Qendrore Prishtinë Foto të realizuar sot nga fotografi ynë Metush Mziu në vendpunishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë”, ka qenë përshkrimi që BIK u ka vënë këtyre fotografive. Ndryshe, Bashkësia Islame e […]

Bashkësia Islame e Kosovës ka dënuar sulmin nga tre persona ndaj imamit të xhamisë së fshatit Lupç, Zeqir Berisha. “Sulmi i mbrëmshëm mbi imamin në hapësirat e xhamisë, në vendin e tij të punës, është akt i papranueshëm, madje përveçse sulm mbi imamin është edhe atak mbi xhaminë dhe xhematin e respektuar. Imami është autoriteti […]


[There are no radio stations in the database]