thumbs_b_c_cdec4d8926cdc84b49a51faa2410e966

Çdo ditë mbi 160 milionë fëmijë në botën detyrohen të shkojnë në punë në vend të shkollës

Rreth 160 milionë fëmijë në të gjithë botën janë të privuar nga e drejta e tyre për shkollim dhe punojnë me orë të gjata në tokat bujqësore, miniera dhe objekte industriale për shumë pak para dhe në kushte të vështira, raporton Anadolu.

Teksa Afrika Sub-Sahariane, Kina, India dhe Amerika kryesojnë si rajonet me numrin më të madh të fëmijëve që punojnë, 89.3 milionë prej tyre janë fëmijë të vegjël mes grup moshës 5-11 vjeç dhe 35.6 milionë janë të grup moshës 12-14 vjeç.

Gazetari i AA-së bisedoi me kryetarin e Institucionit Turk për të Drejtat e Njeriut dhe Barazinë (TİHEK), prof. dr. Muharrem Kılıç për fëmijët në mbarë botën të cilët janë të privuar nga e drejta për arsimim.

Kılıç tha se sipas përkufizimit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), puna e fëmijëve është punë që i pengon fëmijët të jetojnë fëmijërinë e tyre, ul potencialin dhe dinjitetin e tyre dhe ndikon negativisht në zhvillimin e tyre mendor dhe fizik.

Duke iu referuar raportit që ata publikuan së bashku me ILO-n, Kılıç tha: “Sipas raportit, për fat të keq numri i fëmijëve punëtorë u rrit me 8.4 milionë, veçanërisht në bazë të viteve 2020-2024, duke arritur në mbi 160 milionë në mbarë botën. Rreth 28 për qind e fëmijëve të grup moshës 5-11 vjeç që punojnë si fëmijë punëtorë dhe 35 për qind e fëmijëve të grup moshës 12-14 vjeç, fatkeqësisht mbesin jashtë proceseve arsimore dhe nuk mund të shkojnë në shkollë”.

Puna e fëmijëve është e rrezikshme dhe e dëmshme edhe nga pikëpamja sociale dhe morale, tha Kılıç duke tërhequr vëmendjen se puna e detyruar shkatërron potencialin dhe vetëbesimin e fëmijëve.

Ai tha se jeta arsimore e fëmijëve është ndërprerë për shkak të kushteve të vështira të punës. “Puna e fëmijëve i pengon fëmijët të shkojnë në shkollë dhe madje i detyron ata të lënë shkollën më herët. Puna e rëndë dhe e gjatë që fëmijët duhet të kryejnë së bashku me shkollat ​​e tyre vlerësohet brenda fushëveprimit të punës së fëmijëve. Ndërsa puna e fëmijëve në formën e saj më të keqe janë punët që skllavërojnë fëmijët, i ndan nga familjet e tyre, i ekspozon ndaj sëmundjeve të rënda dhe i bën të qëndrojnë vetëm në qytetet e mëdha që në moshë të re”, tha Kılıç.

Sipas tij, puna e fëmijëve u rrit me zakonet e konsumit të shkaktuara nga revolucioni industrial dhe kapitalizmi dhe se kushtet e punës dhe siguria e fëmijëve janë shumë më të këqija se ato të të rriturve.

Puna e fëmijëve nuk mund t’i atribuohet vetëm vendeve që punësojnë këta fëmijë, u shpreh Kılıç i cili shtoi më tej se brenda çmendurisë së konsumit në punën e fëmijëve kanë pjesë edhe konsumatorët të cilët e dinë se ku prodhohen këto produkte, por që heshtin.

Kılıç vuri në dukje se kompanitë e mëdha mbyllin sytë ndaj punës së fëmijëve në mënyrë që të ulin kostot e prodhimit. “Investimet e kompanive globale për të ulur kostot në rajone ku puna e fëmijëve është e zakonshme, fatkeqësisht shkakton që këto norma të rriten. Ndërsa standardet e përcaktuara nga Organizata për Bashkëpunimi dhe Zhvillimi Ekonomik (OECD) lidhur me punën e fëmijëve, injorohen me shqetësimin e kostos”, tha ai.

– “Rajonet ku puna e fëmijëve është më e përhapur janë vendet ku sundimi i ligjit nuk është efektiv”

Ai thekson se numri i fëmijëve që punojnë në mbarë botën mbeti statik për një kohë të gjatë përpara pandemisë së COVID-19, por është rritur vitet e fundit. “Pandemia e COVID-19 ndërpreu seriozisht proceset e prodhimit dhe furnizimit. Kjo situatë e ka bërë pothuajse të pamundur qarkullimin e punëtorëve për kompanitë që marrin përsipër punët. Ndërsa disa vende dhe kompani që donin të kompensonin shpejt efektet e rënda të pandemisë mbyllën një sy ndaj përdorimit të fëmijëve si fuqi punëtore e lirë”, tha Kılıç.

Në vazhdim ai thotë se puna e fëmijëve është problem më serioz në Azi dhe Afrikë sesa në kontinente të tjera dhe tha se furia e prodhimit rrit më tej kërcënimet dhe rreziqet ndaj përpjekjeve për të mbrojtur dinjitetin e fëmijëve.

Pasi u shpreh se fëmijët janë të punësuar më së shumti në vendet ku infrastruktura ligjore është e dobët dhe që quhet “zona gri”, Kılıç tha: “Rajonet ku puna e fëmijëve është më e përhapur janë përgjithësisht vendet ku sundimi i ligjit nuk është efektiv. Në këto vende, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e fëmijëve nuk janë zhvilluar mjaftueshëm. Fëmijët punësohen në punishte të nëndheshme ose në hapësira të pakontrolluara dhe me mungesë të të drejtave të punëtorëve”.

“Edhe zonat e lira të prodhimit të krijuara në kuadër të politikave neoliberale ushqejnë këtë problem. Në më shumë se 150 vende të botës, veçanërisht në Kinë, Indi dhe SHBA ka më shumë se 5.400 zona të veçanta ekonomike dhe shumica e këtyre zonave përfshihen në mesin e zonave ku puna e fëmijëve është intensive”, potencon ai.

– ” Türkiye bashkëpunon me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare”

Nga institucionet dhe organizatat ndërkombëtare po bëhen përpjekje për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe standardet në lidhje me punën e fëmijëve janë përcaktuar, tha Kılıçi duke shtuar se “Shtetet dhe institucionet ndërkombëtare po bëjnë përpjekje të mëdha për të eliminuar këtë punë të detyruar”.

Duke ndarë informacionin se Türkiye është një nga vendet e para që ka marrë pjesë në programin për të luftuar punën e fëmijëve, Kılıç përfundoi fjalët e tij si më poshtë:

“Përpjekjet gjithëpërfshirëse për t’i dhënë fund punës së fëmijëve në Türkiye zhvillohen në kuadër të bashkëpunimit. Türkiye bashkëpunon në mënyrë aktive me organizatat ndërkombëtare si ILO dhe Fondi i OKB-së për Fëmijët. Zonat gri duhet të eliminohen plotësisht për një luftë efektive me punësimin e fëmijëve. TİHEK dhe institucionet e tjera për kërkimin e të drejtave të njeriut mund të ndërmarrin mision të rëndësishëm në parandalimin e punës së fëmijëve”.

Kılıç tha se “Krahas udhëzuesit tonë për të luftuar punësimin e fëmijëve, ne kryejmë punime serioze për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Me aktiviteteve që rrisin ndërgjegjen dhe proceset arsimore të ndjeshme ndaj fëmijëve, të cilat i ndajmë me publikun, ne vazhdojmë në mënyrë aktive edhe programet e edukimit për të drejtat. Gjithashtu edhe institucionet kombëtare të të drejtave të njeriut mund të luajnë rol kritik”.